Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mbipesha mes fëmijëve vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Një studim i ri tregon se ushqimet midis vakteve janë shkaktarët kryesorë të shtimit të rasteve të mbipeshës. Një në tre fëmijë në Shtetet e Bashkuara është mbipeshë. Studimi tregon se disa nga fëmijët mbi peshë kanë kanë shenja paralajmëruese për sëmundje të zemrës që kur mbushin 3 vjeç. Studime të tjera tregojnë se fëmijët mbipeshë kanë më shumë gjasa të qëndrojë mbipeshë edhe kur të rriten.
Studimi gjithashtu thotë se fëmijët amerikanë hanë mesatarisht tre herë në ditë para tre vakteve kryesore; mëngjes, drekë, darkë. 35 përqind të kalorive ata i marrin nga ushqimet që hanë para vakteve të rregullta.
Studjuesit në Universitetin e Karolinës Veriore-në Chapel Hill morrën në shqyrtim zakonet e të ngrënit deri në moshën 30 vjeçare. Ata studiuan të dhënat e mbi 31-mijë fëmijëve nga mosha 2 deri 18 vjeç dhe arritën në përfundimin se ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbëla janë burimi kryesor i kalorive. Të tjera burime janë ushqimet e kripura, si patatinat dhe karamelet.
Në një seancë mbi problemin e mbipeshës mes fëmijëve, Kirurgia i Përgjithshme, Regina Beniamin u tha ligjvënësve se administrata Obama po punon që t’i bërë ushqimet mes vakteve më të shëndetëshme.
Të dhënave tregojnë se shkalla e mbipeshës me fëmijëve është trefishuar gjatë tridhjetë viteve të fundit.
Zonjë e parë Mishell Obama ka ndërmarrë një program për t’i nxitur fëmijët e shkollave që të hanë ushqime të shëndetshme dhe të kryejnë ushtrime fizike.
Zonja Obama thotë se administrata ka caktuar edhe një fond prej 400 milionë dollarësh për të ndihmuar dyqanet ushqimore që të kenë sa më shumë prodhime të freskëta.
Shumë shtete i kanë pakësuar fondet e edukatës fizike në shkolla. Nga ana e saj, qeveria federale po bën thirrje që këto vendime të rishikohen në mënyrë që fëmijët të mund të marrin pjesë në aktivitete fizike.
Sipas Kirurges së Përgjithëshme, Regina Benjamin, fëmijët e shkollave fillore duhet të kryejnë 150 minuta ushtrime fizike në javë, dhe nxënësit e shkollave të mesme 225 minuta në javë.
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve po bën thirrje për vendosjen e taksave mbi pijet ëmbëla dhe ushqimet me pak vlera ushqimore.
Një grup pune i caktuar nga Shtëpia e Bardhë për të trajtuar problemin e mbipeshës tek fëmijët, pritet të takohet së shpejti me presidentin Obama për të paraqitur rekomandimet e veta.