Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Grabjan është emri i fshatit famëkeq, ku internoheshin kundërshtarët e diktaturës, “rreth 20 km nga Lushnja, por larg rrugës nacionale…, vecse det nuk shohim me sy”. Promovimi i librit u organizua nga shoqata Vatra. Autori Lekë Tasi kishte udhëtuar nga Shqipëria për të paraqitur librin e tij.Pjesmarrëst u mblodhën më 8 maj në një nga mjediset e hotelt Hilton në Silver Spring afër Uashingtonit. Ata ishin shqiptarë nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Merilandi, Virxhinia, kryesisht ish të burgosur, ish të përndjekur ose pjestarë familjesh të ish internuara nga regjimi komunist. I pranishëm ndodhej edhe zv/ambasadori i Shqipërisë, zoti Kreshnik Collaku. Libri është pasqyrë dhe analizë e vuajtjeve në internim. Aty sillen shembuj nga jeta e përditëshme. Personazhet janë realë. Fejzi Kulla është një prej tyre. Ai sot jeton në Amerikë, dhe gjithmonë emocionohet kur kujton ditët e internimit: “Plagët janë të hapura”, thotë zoti Kulla, dhe dhimbjen më të thellë ia shkakton indiferentizmi i shoqërisë shqiptare për të mos u ballafaquar plotësisht e hapur me krimet e së kaluarës. “Ky do të ishte kompensimi më i madh që kanë nevojë ish të përvuajturit”, thotë zoti Kulla.
Jadigjar Luzaj, një tjetër ish i përndjekur politik, tani me banim në Amerikë, e falenderon zotin Lekë Tasi për librin e tij, sepse megjithëse flet për të internuarit e Grabjanit, aty e gjejnë veten në kushte të ngjashme të gjithë ish të internuarit e Shqipërisë së atëherëshme nën diktaturë. Ndërsa zoti Luzaj fliste, bija e tij, Blerina 26 vjecare nuk i përmbante lotët.
Muhamet Omari, është një tjetër nga ata që shteti komunist i kishte shpallur “armiq”. Ai mendon se ish të burgosurit dhe ish të përndjekurit politikë, të cilët vazhdojnë të përbëjnë periferinë e shoqërisë shqiptare, duhet të tregohen më këmbëngulës e më shumë kërkues për rehabilitimin e tyre, tani që kanë mbetur të zhgënjyer nga qeveritë e këtyre 20 vjetëve që nga rrënia e dikaturës.
Zoti Tasi, pjestarët e familjes së të cilit bënë rreth 80 vjet burgim nën komunizëm – pa përfshirë vitet e internimit – thotë se libri “Grabjani rrëzë kodrave” pasqyron një realitet të zi e të hidhur, që shumë shqiptarë vetëm kanë dëgjuar, por ka edhe nga ata që nuk e njohin ose nuk janë të interesuar t’a njohin. Kjo dëmton kujtesën historike, sepse kujtesa është si notë vlerësuese e mësimit që njeriu ka nxënë nga e kaluara; sa më e pakët kujtesa, aq më e ulët është kjo notë, nxënësi ka mësuar pak ose aspak.
Libri vërtet mban titullin “Grabjani rrezë kodrave”, por nuk ndalet aty. Vështrimi shkon shumë përtej “kodrave”. Duket se vendin e internimit, Lekë Tasi e zgjedh për të nisur fillin e një arsyetimi. Dhe në fund ai arrin në përfundimin se askush nuk ka të drejtë t’a trajtojë tjetrin në mënyrë çnjerezore. Se vrasjet, diskriminimet, torturat, keqtrajtimet, poshtërimet, mohimet si ato të përshkruara në libër, janë krejtësisht të papërligjshme nën cfardo regjimi a rendi shoqëror; prandaj edhe cështja e trajtimit të tyre vazhdon të mbetet e pazgjidhur, sepse ato nuk mund të trajtohen duke pyetur “pse ndodhën?”, kur në radhë të parë nuk duhej të kishin ndodhur.
Një tjetër përfundim i linjës së arsyetimit të autorit në këtë libër është nevoja e rehabilitimit të disa figurave historike që ende, 20 vjet pas rrënies së diktaturës, shikohen si tradhëtarë, fashistë, kuislingë sepse ishin anti-komunistë, por më shumë ishin atdhetarë. Këto figura, autori Lekë Tasi i sheh si të vetmet lidhje të mendimit të kultivuar me qytetërimin perëndimor, mendim që zuri fill me rilindasit, vazhdoi në vitet pas pavarësisë, por që u ndërpre a nuk arriti të trashëgohej me ardhjen e komunistëve në pushtet me 1944. Qëllimi i zotit Tasi është të shkruajë. Ai thotë se ka në plan një libër të dytë të ngjashëm, që mund të quhet vazhdim i Grabjanit rrëzë kodrave për të treguar se ku e në c’gjendje ndodhen sot viktimat e Grabjanit a pasardhësit e tyre.
4 responses to ““Grabjani rrëzë kodrave” i Lekë Tasit promovohet në SHBA”
I soldarizuar me kete shkrim po përcjedh një poezi timen për Lushnjen e të burgosur e enternuer.
Savera e Lushnjes.!
“Ne Saver të Lushnjes duket së; ora ka mbetur ne ate kohen e imtenimit,
tu e mbajtur mberthyer pas vetes te internuarit e saj te perjetshem.”
Gazetari Beqir Sina…New-York.Dhjetor 2009.
– Impresion nga ky citim I bashkvujtsit. B.Sina-
O Lushnjë qe shtrove qylymin mbarë atdhetar
O Lushnje ,vendlindja e Kongresit parë kombtar,
O Lushnjë,Ty,në dekadën e dyte shekullit 20’të…
E Kongresi vendosi;
-Pagzoje…O,Lushnjë…Tiranën Kryeqytet…!?
Eh,,,po Ti,,,o e bekura Triranë…
që hape dyert e Shtetit parlamentar
që rritë Mbretin shqyptar…
Pse lejove…komunizmi te ç’përfëtyroj?
Më kanibal Enverin çdo vyrtyt e denigroj,
Ty o…Lushjes të dhuroj si shpërblim;
-burgje e kampe për interrnim
Oh,sa e trishtë kje jeta kudo e në extrem…
…Dushkë,Rrapëz,Grabian,Hoxharë e Saver
Në ato, fole vdekjesh në knetat e malarjës…
rrethua me tela,prej policis…nepërkes…
në dhunim të 3 mij te burgosurve…
…e të interrnuem,të ndregjegjes.!?
Aty, krijuan “Çerdhe Emigrante”
në iolim absurd të skllavrisë,
aty ku lindtë e rritej varfria
deri në përçudnim…
aty u presekutua…pafajsia e shqyptarizmes…
Eh…ajo fantazem xhelatesh socialistë e utopist…
…aplikuan kudo terrorin,dhimbje e vajtimin…
hapën varre nepër baltat e harrimit.
Edhe sot e kesaj dite te bijt e komunistave
trashiguesë të vazhdimsisë krimit…
e kane lenë Myzeqën si vend…
…renqethes i Holokaustit trishtimit…!
Gjeto Turmalaj. Stamford .2010.
Pershrimin e terrorit komuniste ne SHqiperi dote duheshin me mijera rrjeshta te pershkruhej.Kasta post komuniste e vendosur nga Ramiz Alia po ben cmos per ta erresuar te verteten. Ne shtypin SHqiptare per dite jepen intervista dhe hitorina te fabrikuara te diktatoreve komuniste si per Enver Hoxhen. Nexhmije Hoxhen dhe Ramiz Alin. ne gazetat sic eshte Shekulli, Korrieri, Gazeta SHqiptare e te tjera qe zoterohen nga familja Hoxha e Kapo propagandojne per dite maskaradat e ketyre e ketyre krimineleve qe per nga krimet ja kalojne edhe Milloshevicit. Ne milloshevici beri masakra per nje kohe te shkurter keta kriminel persekuatun dicidencen SHqiptare per dekada te tera.E kam jetuar personalishtinternimin dhe persekutimin politik qysh ne moshen 7 vjecare, vuajtjeve pa buk ne bark dhe rroba ne shtat per vite me radhe. Posht komunizmi dhe pjella e tyre.
Te flashes dhe te shkruajshe per krimet barbare te komunizmit dhe pinjolleve te tyre eshte jo vetem kulture por dhe detyre e rrespekt per mijra viktima te terrorrit komunist,por te leshe ne harrese te sotmen kriminale-korruptive te xhaketave te kthyera te diktatures si berisha-nano-godo-gjinushi dhe pinjollerve te tyre si rama-meta-pollo-topi-mediu e kompani,eshte sa marri aq dhe mekat ndaj mijra viktimave te vazhdimesise se tyre.
tmerr i vrtet kane qene vitet e komunizmit .kush ka qene i interrnar kurr nuk e harron apelin .kujtova vetem nje detaj po sa esa vuajtje te tjera kane pasur keta njerez te gjitha te zezat ikan pas…mjer ata qe vuajten aq shum…i prift e mbara taniiiiiiiiiiiiiiiiiii