Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Sipas një studimi të ri, nëse prirjet aktuale të jetëgjatësisë të vazhdojnë, fëmijët e lindur sot ka shumë të ngjarë të jetojnë 100 vjeç. Dhe jo vetëm që brezat e ardhshëm do të jetojnë më gjatë – por edhe do të sëmurën më pak. Studimi u krye nga ekspertë në Danimarkë. Ata morrën në shqyrtim mundësinë e jetëgjatësisë dhe cilësinë së jetës së brezave të ardhshëm.
Jetëgjatësia në vendet e pasura në shekullin e kaluar u rrit deri 30 vjet. Hulumtim i ri tregon se edhe nëse kushtet aktuale shëndetësore qëndrojnë të njëjta , 75 përqind e fëmijëve të lindur sot pritet të kenë një jetëgjatësi prej 75 vjetësh.
Në qoftë se jetëgjatësia vazhdon të rritet me ritmet e tanishme, fëmija e lindur sot do të ketë 50% shans të bëhet 100 vjeç. Ky është një ndryshim i dukshëm nëse kihet parasysh se personat e lindur në vitin 1930 kishin 50% gjasa që të mbushnin 77 vjeç.
Ndërsa popullsia në rritje e moshuar mund të paraqesë ngarkesa të reja financiare, shkencëtarët thonë se sa më gjatë njerëzit jetojnë aq më të shëndetshëm janë. Prirjet tregojnë se të moshuarit e shëndetshëm zgjedhin të punojnë përtej moshës së pensionit dhe kjo pjesërisht lehtëson barrën financiare të programeve shoqërore e të pensioneve.