Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një foshnje 5-muajshe, që vuan nga një sëmundje e rrallë, duket sikur ka lindur përsëri, falë një ndërhyrjeje kirugjike të mjekëve në spitalin Peyton Manning në Indianapolis. Vajza 5-muajshe Kaydence Theriault po e merr veten nga një operacion që familja e saj dhe mjekët shpresojnë se do t’i ndryshojë jetën. Gjatë një operacioni të vështirë, një ekip mjekësh copëtoi kafkën saj dhe e bashkoi përsëri duke i dhënë formën e duhur.
Kaydence kishte lindur me një çrregullim gjenetik të quajtur sindroma Crouzon e cila shkakton mbylljen e parakohëshme të kafkës gjatë formimit të foshnjes në fetusin e nënës. Një mbyllje e tillë e parakohëshme pengon rritjen e trurit. Kjo e detyron masën e trurit që të gjejë zona të hapura duke shkaktuar deformime a shtrembërime të kokës. Ekipi i mjekëve përdori imazhe kompjuterike dhe modele, si dhe konsulta telemjekësore dhe bioinxhinjerinë për të ndihmuar Kaydencën 5 muajshe. Gjatë këtij operacioni kolektiv që zgjati 6 orë, mjekët arritën të riformojnë kafkën e kokës së foshnjes duke e çliruar atë nga presioni i trurit. Kaydenca është trinjake, motra Kaylin dhe vëllai Taylor, po 5 muajsh, vuajnë gjithashtu nga sindorma Krouzon, dhe janë planifikuar të operohen muajin e ardhshëm.
2 responses to “Operacion për riformimin e kafkës”
Se pari duhet te spjegohet Çka ështe sindroma crouzon? e mandej japim komente a perndryshe bravo mjekeve qe ekan ba ket lloj intervenimi se mund te ndodh çdo gja ne ket bot lloj lloj anomalish ka
Se pari, flm.
Shpjegimi se cfare eshte sindroma Crouzon jepet ne paragrafin e dyte “…një çrregullim gjenetik të quajtur sindroma Crouzon e cila shkakton mbylljen e parakohëshme të kafkës gjatë formimit të foshnjes në fetusin e nënës”.
Lexim te kendshem