Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mjekët në Qendrën për shëndetësore në Tulsa të Oklahomës janë duke përdorur telemjekësinë për të ndihmuar fëmijët në Irak. Mjekët në spitalin e dytë më të madh në Irak tani bashkëveprojnë me mjekët nga Qendra Mjekësore në Tulsa. Takimi video është i pari në kuadër të një plani të ri për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve pacientë në Irak. Mjekët përdorin telemjekësisë për të shkëmbyer idetë dhe ekspertizën që shpesh mungon në vendin e rrënuar nga lufta. Kjo lidhje telemjekësore është ide e Dr Stanley Grogg që punon në këtë spital të Bagdadit. Ai thotë se këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë mjekësore, dhe mjekët mund t’i ndihmojnë ata më mirë kur bashkëveprojnë dhe kryejnë konsulta mes njëri tjetrit. Konsulta të tilla telemjekësore midis këtyre dy qëndrave mjekësore, një në Tulsa dhe tjetra në Bagdad kryehen çdo javë. Planet janë që lidhje të tilla të vendosen me të gjitha spitalet në Irak.
Qëndra e telemjekësisë në Tulsa të Oklahomës tashmë bashkëvepron me spitale në 24 qëndra telemjekësore në zona rurale të Amerikës. Mjekët menduan se nëse telemjekësia u vjen në ndihmë pacientëve 100 kilometra larg, kjo ndihmë mund t’u jepet njësoj edhe pacientëve 10 mijë kilometra larg. Krahas lidhjes me video, një lidhje internetike me shpejtësi të lartë do t’i lejojë mjekët në Irak të dërgojnë në Tulsa të dhëna, mjeksore, analiza, dhe radiografi të pacientëve. Mjekja Christine Clary thotë se shpesh një mjek e ka të vështirë të marrë një vendim kur ësjhtë fjala për shëndetin a jetën e të sëmurit. Prandaj këshillimi me një tjetër koleg, pasi edhe ky të jetë njohur me gjendjen, i shërben më mirë pacientit.