Studim; kreatina për pacientët me sëmundje në zemër

E Martë, 31 Gusht 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kreatina është një aminoacid që shpesh sportistët marrin në formë tabletash për të shtuar muskujt e tyre. Gjatë një studimi në Britani, shkencëtarët vendosën për t’u dhënë kreatinë edhe disa pacientëve me probleme në zemër për të parë nëse gjendja e tyre do të përmirësohej më shpejtë. Kreatina gjendet natyrshëm në ushqime, sidomos në mish. Pacientët me probleme kardiake ndonjëherë kanë muskuj të dobët, dhe shkencëtarët menduan se kreatina mund të përmirësojë shëndetit. Studimi zgjati tre muaj dhe u përqëndrua në 80 pacientë të cilët kryhen edhe ushtrime fizike gjatë programit. Pavarësisht nga besimi se kreatina do të ndihmonte shtimin e fuqisë dhe qëndrueshmërisë, mes pjesmarrësve nuk u vu re ndonjë ndryshim i rëndësishëm midis pacientëve të cilët morën kreatinë shtesë me ushtrimet e tyre, dhe atyre që kryen ushtrime fizike pa marrë kreatinë.

Shkencëtarët e shpjegojnë këtë rezultat duke thënë se përfitimet muskulare nga ushtrimeve fizike tek pacientët në studim mund të kenë qënë shumë më të madha sesa përfitimet e tyre muskulare nga kreatina shtesë, prandaj edhe ata nuk vunë re ndonjë ndryshim të thellë tek pacientët që iu dha kreatinë shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2010
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031