Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Sipas statistikave të fundit 5,2 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të prekur nga pamjaftueshmëria funksionale e zemrës, një term i përgjithshëm për gjendjen kur zemra nuk arrinë të plotësojë si duhet nevojat e trupit. Ky funksionimi i pamjaftueshëm quhet edhe falimentim i zemrës. Ndërsa trajtimi i kësaj gjendjeje ndryshon, studimet e reja tregojnë se një terapi e veçantë me barna bllokues shpesh nën vlerësohet. Çdo vit, më shumë se 1 milionë pacientë spitalizohen për shkak të aftësisës së kufizuar të zemrës, që ndodh kur muskujt e zemrës nuk janë në gjendje lirohen e shtrëngohen normalisht. Doktor Greg Farrou pranë shkollës mjekësore të universitetit të Kalifornisë thotë se kjo gjendje shkakton pakësimin e rrjedhës së gjakut në organizëm duke paraqitur tek pacienti simptoma të tilla siç është lodhja ose probleme në qarkullimin e gjakut.
Spitalet në mbarë Amerikën janë pajisur me një listë udhëzimesh për trajtimin e funksionimit të pamjaftueshëm të zemrës. Ndër këto rekomandime si terapi e mundëshme përfshihet trajtimi me një grup barnash të quajtur Aldosterone Antagonist ose bllokues. Doktor Forrou thotë se këto ilaçe të provuara klinikisht kanë treguar se mund të ofrojnë një mbrojtje të gjërë për këta pacientë.
Gjatë studimit, doktor Farrou zbuloi se barnat bllokues kundër kësaj sëmundjeje kardiake përdoreshin vetëm në 30 përqind të rasteve. Terapia me aldosterone antagionist është tepër e lehtë dhe kushton pak, thotë doktor Farrou, ndërsa studimi tregon se spitalet e nënvlerësojnë këtë terapi. Sipas të dhënave, numri i njerëzve të prekur nga funksionimi i pamjaftueshëm i zemrës po vjen duke u rritur. Doktor Greg Farrou e të tjerë shpresojnë se rezultatet e studimit të fundit do t’i nxisin spitalet që të shtojnë trajtimet me barna bllokues ose Aldosterone Antagonist për pacientëve që preken nga funksionimi i pamjaftueshëm i zemrës.