Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Çrregullimi psikologjik kur njeriu është hiperaktiv dhe i pavemendshëm, njihet me akronimin ADHD. Një studim i ri tregon se nxënësit me ADHD e kanë më të vështirë të përfundojnë në kohë shkollën e mesme, ndonjëherë më të vështirë sesa nxënësit me çrregullime të tjera psikologjike. Ekzistojnë tri lloje të ADHD-së; kur personi është hiperaktiv, i pavëmendshëm, dhe kombinimi të dyjave. Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Davis, pothuajse një e treta e nxënësve me ADHD e braktisin shkollën e mesme ose diplomohen me vonesë. Më shumë se 32 për qind e nxënësve me llojin e kombinuar të ADHD-së nuk e mbarojnë në kohë shkollën e mesme, në krahasim me 15 për qind e të rinjëve pa këtë çrregullim.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri i njerëzve me ADHD është rritur mesatarisht 3 përqind nga viti 1997 në 2006.
Ekspertët thonë se rezultatet e studimit duhen parë si të rëndësishme sepse braktisja e shkollës së mesme ndikon në të ardhmen afatgjatë të individit dhe të shoqërisë në përgjithësi.