Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Në një shkrim të botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë thuhet se gratë në moshë mesatare priren të kenë më pak gjasa sesa burrat për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Por gjasat e grave rriten ndjeshëm pas moshës së mesme. Studimi i ri tregon se shenjat paralajmëruese mund të zbulohet me një analizë të thjeshtë gjaku.
Pas vëzhgimit të më shumë se 3.000 grave, mjekët vunë re rritje të larta të kolesterolit dhe të një yndyre në gjak,e quajtur apolipoprotein që përbën rrezik për bllokimin e artereve.
Gjithashtu u vunë re edhe faktorë të tjerë rreziku si rritja e sheqerit në gjak dhe presioni i gjakut. Por shtimin e këtyre faktorëve, mjekët e lidhin përgjithësisht me plakjen sesa me menopauzën.
Studimi rekomandon që gratë mund t’i zvogëlojnë këto rreziqe duke e mbajtur peshën trupore nën kontroll, duke pasuruar dietën e tyre me fruta dhe perime, si dhe duke kryer ushtrime të fizike.
One response to “Gratë; pas moshës së mesme shtohet rreziku për sëmundje në zemër”
gonna send this to my mom