Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Numri i njerëzve që përjetonë gurë në veshka ka ardhur duke u rritur në Shtetet e Bashkuara gjatë 30 viteve të fundit. Ndërsa mjekët nuk janë të sigurt përse ka ndodhur kjo rritje, një studim i ri ka gjetur se një dietë e njohur për të ulur presionin e gjakut duket se zvogëlon edhe rrezikun ndaj gurëve në veshka. Dieta kundër hipertensionit është e pasur me fruta, perime, arra e bulmet, dhe përmban pak mish dhe pak pije të ëmbla. Të dhënat e mëparëshme kanë treguar se kjo lloj diete ndihmon në uljen e tensionit, ndërsa studimi i tanishëm tregon se ky kombinim ushqimesh mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga gurët në veshka. Guri i veshkave është një grumbull grimcash kristalore dhe i shkatojnë pacientit dhimbje mjaft të mëdha.
Në studim morrën pjesë mbi 3 mijë e 400 persona me dhe pa histori gurësh në veshka. Gjatë studimit u vu re se megjithëse të gjithë pjesmarrësit kishin pirë të njëjtën sasi lëngjesh, ata që ndoqën dietën kundër hipertesnionit, urinuan më shumë dhe kishin më shumë përqëndrime citrati. Citrati është një lloj kripe që parandalon formimin e gurëve në veshka. Autorët e studimit mendojnë se shkalla e ulët e gurëve në veshka mund të jetë rrjedhojë e ditetës kundër hipertensionit. Ushqimet e kësaj diete kanë përmbajtje të lartë uji.
One response to “Dieta kundër hipertensionit, parandalon gurët në veshka”
good one i luv it, , :-[[[,