Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore

E Hënë, 06 Dhjetor 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Spazmat tek foshnjet ndodhin rallë, dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo është arsyeja që ato mbeten të pa diagnostikuara. Përvojat tregojnë se pa një ndërhyrje të herëshme, fëmijët me spazma të tilla mbeten të pazhvilluar dhe mund të vdesin si pasojë e dridhjeve të forta. Dy prindër në Arizona e dinin se  kishin vetëm një rrugë për të shpëtuar foshnjen e tyre, dhe e shfrytëzuan. Evan Stauff është fëmijë 10 muajsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij që e ndihmon të shërohet. Familja i ka ardhur nga larg për t’u kujdesur ta marrë veten pas një operimi jo të zakonshëm në qendrën mjekësore Ronald Reagan në Los Anxheles, më shumë se 1 mijë kilometra larg. Gjatë procedurës së quajtur hemispherektomi, kirurgët i hoqën Evanit një pjesë të trurit dhe shkëputën tërësisht lidhjet e anës s majtë me anën e djathtë të trurit.

Nëna e tij thotë se operimi ishte alternativa e vetme e trajtimit, që djali të ketë mundësë të zhvillohet e të rritet. Evan vuan nga spazma foshnjore dhe pas dridhjeve të forta, truri i tij humbet çdo informacion; ai harron çdo gjë që ka mësuar dhe i duhet të fillojë nga e para sikur të kishte lindur sot.

Pajisjet në spital zbuluan se spazma të tilla Evan i përjetonte disa herë në ditë. Doktor Gary Mathern thotë se sikur dridhjet të mos ishin ndaluar, Evan nuk do të ishte në gjendje të njihte prindërit e vet, po ashtu ai do të harronte të fliste dhe nuk do të ishte në gjendje të ecte.

Doktor Mathern thotë se pjesa e majtë e trurit të Evanit nuk ishte formuar si duhej, prandaj heqja e kësaj pjese ishte e vetmja rrugë për ndaljen e spazmave. Mjekët thonë se Evan është foshnje, 10 muajshe, dhe truri i një fëmije të tillë ka aftësi ta kompensojë humbjen e anës së majtë.

Doktor Mathern dhe kolegët e tij kanë kryer këtë vit16 operacione të tilla. Evam u operua me 24 nëntor, dhe nuk ka më spazma. Përveç plagës kirurgjike në kokë, askush nuk mund të thotë se Evan është operuar në tru. Lidhur me ndonjë pasojë anësore të operacionit, ekspertët thonë se ka të ngjarë që  Evan të ketë një humbje të lehtë të aftësive motorike dhe në vizionin periferik në anën e të djathtë. Por mjekët besojnë se Evan do të jetë në gjendje të rritet dhe të jetojë një jetë normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore

E Hënë, 06 Dhjetor 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Spazmat tek foshnjet ndodhin rallë, dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo është arsyeja që ato mbeten të pa diagnostikuara. Përvojat tregojnë se pa një ndërhyrje të herëshme, fëmijët me spazma të tilla mbeten të pazhvilluar dhe mund të vdesin si pasojë e dridhjeve të forta. Dy prindër në Arizona e dinin se  kishin vetëm një rrugë për të shpëtuar foshnjen e tyre, dhe e shfrytëzuan. Evan Stauff është fëmijë 10 muajsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij që e ndihmon të shërohet. Familja i ka ardhur nga larg për t’u kujdesur ta marrë veten pas një operimi jo të zakonshëm në qendrën mjekësore Ronald Reagan në Los Anxheles, më shumë se 1 mijë kilometra larg. Read the rest of this entry »

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2010
M T W T F S S
« Nov   Mar »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031