Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Një studim i ri i kryer nga shkencëtarë në klinikën Mayo të Klevelandit tregon se burrat harrojnë më shpejt sesa gratë. Ata ka gjasa të preken më shumë nga humbja e kujtesës, ndërsa moshohen. Vitet e fundit Leif Bollesen e kuptonte se shpesh harronte data të caktuara si ditëlindje e përvjetorë, por nuk i kushtonte rëndësi. Tani kujtesa e tij është përkeqësuar. Leif ishte një mes 2 mijë personave mbi 70 vjeç që morën pjesë në studim në klinikën Mayo. Autorët e studimit vunë re se 19 përqind e burrave u prekën nga humbja e lehtë e kujtesës. Mes grave kjo shifër ishte 14 përqind. Humbja e lehtë e kujtesës (MCI) është e dëmshme por jo aq sa të ndikojë në jetën e përditëshme të personit. Shkencëtarët nuk e kanë të qartë përse burrat preken nga humbja e kujtesës më shumë sesa gratë. Ata mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me sëmundjet e zemrës. Gjatë studimit u vu re se burrat që kishin gjasa të prekeshin nga humbja e kujtesës ishin të prirur për të patur më shumë faktorë rreziku për sëmundje në zemër sesa gratë. Presioni i gjakut, diabeti, pirja e duhanit konsiderohen si faktorë rreziku për sëmundje në zemër që ndeshen më shpesh mes burrave.