Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Rreth 400 mijë njerëz, amerikanë kryesisht mbi moshën 20 vjeç, vuajnë nga skleroza e shumishtë. Ndërsa për këtë sëmundje nuk ka shërim, një studim i ri gjeti dëshmi të tjera që tregojnë se simptomat e sklerozës së shumëfishtë ose MS kanë prirje për të ndryshuar dhe sëmundja bëhet më agresive në muajt e pranverës dhe verës. Një studim i kryer nga Akademia Amerikane e Neurologjisë tregon se simptomat e sklerozës së shumëfishtë mund të shtohen gjatë muajve të pranverës dhe verës. Ekspertët krahasuan skanimet e trurit të 44 personave që vuanin nga skleroza e shumëfishtë dhe vunë re një shtim të dëmtimeve apo çrregullimeve funksionale, gjatë muajve të pranverës dhe verës. Këto dëmtime që quhen “lesions” ndodhin në zona të sistemit qendror nervor, dhe janë përgjegjës për shumicën e simptomaveve të sklerozës së shumëfishtë. Studimi gjithashtu tregoi se temperaturat e ngrohta ndikojnë në simptomat e sëmundjes. Skleroza e shumëfishtë është sëmundje auto-imune që ndikon në sistemin qendror nervor. Sëmundja quhet autoimune kur sistemi mbrojtjës i një organizmi sulmon qelizat e veta. Skleroza e shumëfishtë prek rreth 1 në 1000 vetë në Amerikën e Veriut.
Studimi mbështet dëshmitë e mëparshme që tregojnë se mjedisi ndikon në sklerozën e shumëfishtë. Autorët e studimit thonë se këto rezultate duhet t’i ndihmojnë mjekët për të kryer prova të tjera klinike që marrin parasysh edhe ndikimet e motit dhe ndryshimet stinore tek kjo sëmundje.
2 responses to “Skleroza e shumëfishtë dhe mjedisi”
Z.Lulushi shume ju faleminderit per kete postim,mirepo per zbulime me te reja si duket nk egzistojne,meqe sikur lexoj egziston nje menyre sherimi prej MS nga Italia qe e ka zbuluar dr.Zamboni e cila aplikohet me te madhe ku pcientet kurohen dhe sherohen me te madhe….ju faleminderit.
keshillat sa te shpeshta dhe te begatuar shpetojn jeta njerzish.