Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Miliona amerikanë marin barna me recetë për uljen e nivelit të kolesterinës. Fibratet janë një grup barnash që mjekët rekomandojnë për pacientët që nuk mund të marrin barna të grupit Statin, gjithashtu për uljen e kolesterinës. Fibratet shpesh u shtohen barnave statin në raste të një terapie të kombinuar. Por studimet e kohëve të fundit tregojnë se shtimi i Fibrateve në barna Statin nuk sjell ndonjë përmirësim tek pacientët me nivel të ulët kolesterine që kanë edhe diabet. Megjithatë, rezultatet e një studimi botuar në JAMA (Revista e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë), tregon se recetat për baran Fibrate u rritën më shumë se 117 përqind gjatë vitit 2009 në SHBA, ndërsa në Kanada niveli i përdorimit të Fibrateve nuk ndryshoi. Disa ekspertë shqetësohen se kjo rritje tregon një triumf të marketingut ndaj mjekësisë. Rreth disa barnave për uljen e kolesterinës ekzistojnë edhe shqetësime të tjera. Disa thonë se ato u reklamohen pacientëve nga mjekët dhe kompanitë farmaceutike pa u provuar si të efektshme a përfituese për shëndetin.
2 responses to “Shqetësime rreth shtimit të përdorimit të barnave Fibrate kundër kolesterinës”
Trajtimi shkencor iproblemit eshte me interes.
asgja ne kohnat e sodit nuk esht e sigurt, gjdo gje eshte vetem biznes…