Facebook dhe depresion

E Mërkurë, 30 Mars 2011
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Fenomeni Facebook ka ndihmuar për të ndryshuar gjithçka, duke filluar nga mënyra e komunikimit e deri në ndryshimin e regjimeve diktatoriale, si në Egjipt. Por së bashku me të mirat, vijnë edhe rreziqe, paralajmëron një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në Amerikë. Sa “miq” ka fëmija juaj në Facebook? 100? 500? Më shumë? Por çfarë ndodh nëse femija juaj ka vetëm 10 “miq”? Të mos kesh besim në vetëvete, të mos e ndjesh veten në në një nivel me të tjerët, është gjendje e vështirë kur je 14 vjeç.

Akademia Amerikane e Pediatrisë, nëpërmjet udhëzimeve të reja të shpallura këto ditë, u bën thirrje mjekëve pediatër që të flasin me adoleshentët – djem e vajza – dhe me prindërit e tyre rreth depresionit të mundshëm të Facebook- ut.

Pavarësisht nëse ky lloj depresioni është tejzgjatje e depresionit të zakonshëm, apo një gjendje e veçantë depresive, rreziqet e tij shihen qartë. Numri i “miqve”, statusi i përditshëm personal dhe fotografitë e adoleshentëve duke u argëtuar, mund të  tregojnë  pjesë të realitetit të një fëmije që rri i vetmuar në një cep të shkollës të mbushur me njerëz.

Nuk ka dyshim, se për shumë adoleshentë, Facebook ka edhe të mira; ata zgjerojnë horizontin e tyre dhe forcojnë lidhjet shoqërore. Por për fëmijët të prirur për depresion, fëmijët të cilët ndjejnë se “nuk janë lartësinë e duhur”, Facebook mund të ketë efekt të kundërt.

2 responses to “Facebook dhe depresion”

  1. Dita says:

    Informate shume e rendesishme.Te faleminderit.

    Vertet eshte alarmant ky fenomen!

  2. […] treguan se personat që u angazhuan më shpesh në Facebook, ndjeheshin më të dëshpëruar, më të mërzitur, më melankolikë – ata gjithashtu thanë […]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2011
M T W T F S S
« Dec   Apr »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031