Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Studimet tregojnë se gratë janë më aktive se kurrë më parë, duke ruajtur shëndetin nëpërmjet ushtrimeve fizike.
Por këto përfitime kanë edhe rreziqe..më shumë gra pësojnë lëndime të gjurit ose kuçeve kur mbërrijnë në moshë të mesme. Operacionet e gjurit e të kyçeve janë më se 3 fishuar mes grave nga mosha 45 deri 64 vjeç. Sipas statistikave, gratë përbëjnë 60 përqind të pacientëve me operim në kyçe. Ekspertët thonë se kjo është pasojë e shtimit të veprimtarive fizike të ndërthurura me një rritje natyrale të shkallës artritit.
Kirurgu ortoped Nik Dinubile thotë se një tjetër arsye për shkallën e lartë të ndërhyrjeve kirugjike mes grave në kyçe ose gju është se shumë prej tyre i drejtohen kirurgut vetëm kur ndërhyrja bëhet e domosdoshme. Ai thotë se operacioni në kyçe është serioz dhe komplikohet edhe më shumë kur personi shkon me vonesë tek mjeku për trajtim.