Analizë fryme për diagnostikimin e kancerit të mushkërive

E Mërkurë, 28 Dhjetor 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët e klinikës së Klevelandit në bashkëpunim me kolegët në Universitetin e Ilinoit kanë shpikur një pajisje për diagnostikimin e saktë të kancerit të mushkërive. Sipas studimit botuar në revistën Thoracic Oncology, pas çdo frymëmarrjeje, njeriu çliron një bioshenjë metabolike që përbëhet nga një substancë e veçantë organike. Kjo frymë, pasi analizohet me pajisjen e re mund të mund të tregojë nëse personi ka ose jo kancer në mushkëri.

Shkencëtarët analizuan mostrat e 229 personave. 92 prej të cilëve dolën me kancer në mushkëri që nuk ishte trajtuar dhe 123 të tjerë ishin në rrezik ndaj këtij lloj kanceri.

Shkencëtarët morën parasysh edhe faktorët si mosha, gjinia, pirja e duhanit dhe historinë  e sëmundjeve të mushkërive të personave që u përfshinë në studim.

Analiza e frymës tregoi saktë kancerin e mushkërive në mbi 80 përqind të rasteve. Analiza u tregua edhe më e saktë kur shkencëtarët shikuan për lloje të veçanta të kancerit në vend të kancerit të mushkërive në përgjithësi.

Qëllimi tani është ulja e kostos së analizës së frymës që duke u kombinuar me mënyra të tjera diagnostikimi si, radiografi dhe skanim të mushkërive, të ndihmojë mjekët për të dalluar nëse tumoret janë  beninje ose malinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2011
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031