Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një gjë që nuk është folur shpesh është se gripi të derrit ishte një problem global në vitin 2009. Tani ka disa shqetësime në rritje mbi një rishfaqje të mundshme të këtij gripi në SHBA. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar qendrat e shëndetit që të tregohen të vemendshme ndaj raste të mundëshme të gripit të derrave. Kjo për shkak se që nga gushti i këtij viti, 12 persona janë prekur nga një lloj i këtij gripi. Virusi i njohur si H3H2 është shfaqur në 5 shtete;
– Indiana
– Iowa
– Maine
– Pensilvania
– West Virginia
11 nga personat e prekur ishin fëmijë. 3 pacientë u shtruan në spital. Por të gjithë janë shëruar.
Gripi i derrit u bë një pandemi globale në fillim të vitit 2009.
Rreth 89 milionë u prekën nga gripi i derrit atë vit dhe deri në 18 mijë persona vdiqën prej tij, sipas të dhënave të qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht fundin e pandemisë vitin e kaluar.
Vaksina e këtij viti kundër gripit vlen edhe kundër gripit të shkaktuar nga virusi i ri i llojit H3N2.
Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve rekomandon që të gjithë personat 6 gjashtë muaj e sipër të vaksinohen kundër gripit.