Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim thotë: Kujdes nga marihuana – përdorimi i saj në moshë të re mund të jetë i dëmshëm edhe për vite më vonë.
Shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se përdorimi i marihuanës mund të jetë i rrezikshëm në
adoleshencë, kur truri është në zhvillim.
Tani një studim në ” The Proceeding of the National Academy of Science” e lidh varësinë nga
kanabis me rezultatet e ulta në IQ*.
Shkencëtarët vëzhguan më shumë se 1 mijë persona dhe zbuluan se ata që ishin bërë të varur nga kanabis para moshës 18 vjeç treguan një rënie prej rreth 8 pikësh në provimin IQ në moshën 38 vjeç.
Të tjerë që ishin përdorues të marihuanës – por kishin filluar t’ a pinin atë në moshë të rritur; treguan vetëm një rënie të vogël të IQ-së.
Autorët e studimit thonë se puna e tyre nuk provon se përdorimi i shpeshtë i marihuanës ul IQ-në. Por ata nxisim zyrtarët e shëndetit publik të theksojnë se përdorimi i marihuanës në adoleshencë mund të shkaktojë dëme të përherëshme në inteligjencën e një personi.
*****
* IQ – Intelligence Quotient – Koeficient i Inteligjencës.
IQ është masa e matjes së inteligjencë – përcaktuar me një provim të standardizuar.
Për herë të parë ky lloj provimi u përdor në vitin 1905 në Francë për të përcaktuar se cilët fëmijë ishin shumë të “ngadalshëm” për të përfituar nga mësimet e rregullta në klasë.
Për këtë qëllim, shkencëtarët dolën me idenë e moshës mendore – kur fëmijët janë në gjendje për të mësuar konceptet e vështira dhe të kryejnë detyra të vështira ndërsa moshohen. Sipas tyre, shumica e fëmijëve arrijnë të njëjtin nivel të kompleksitetit në rreth të njëjtës kohë, por disa fëmijë janë të ngadalshëm.
Nëse një 6-vjeçar nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa një 3-vjeçar, 6 vjeçari ka një moshë mendore 3 vjeç. Duke pjestuar moshën mendore me moshën kronologjike del “herësi mendor.”
Një 6 vjeçar në gjendje të bëjë vetëm atë që një 3-vjeçar mund të bëjë ka një herës mendor 3 : 6 = 0.5
Duke shumëzuar koeficientin mendor me 100 lindi Koeficieni i Inteligjencës (IQ).
Mosha mendore : Mosha Kronologjike x 100 = Koeficienti i Inteligjencës
Një 6-vjeçar me herës mendor 0.5 ka një IQ 50.
Shumica e njerëzve kanë një IQ midis 85 dhe 115.