Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Veçanërisht për moshat e reja, pirja e cigareve marihuanë mund të rrisë rrezikun e një lloj kanceri vdekjeprurës.
Rreth 35 për qind e nxënësve të shkollave të mesme thonë se kanë përdorur marihuanë në një periudhë të vitit të kaluar. Kjo ia kalon numrit të të moshuarve që pijnë duan.
Një studim në revistën “Cancer” tregon se nga 455 të rinj meshkuj të shqyrtuar, ata që kishin tymosur marihuanë kishin dy herë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me formën më të zakonshme të kancerit testikular. Ky lloj kanceri prek fertilitetin – pjellshmërinë – dhe është i prirur të zhvillohet shpejtë duke u bërë më i vështirë për t’u trajtuar.
Institutit Kombëtar amerikan i Kancerit vlerëson se më shumë se 8 mijë e 500 meshkuj do të diagnostikohen me kancer testikular këtë vit dhe rreth 360 do të vdesin prej tij. Por edhe ata që mbijetojnë mund të përballen me probleme me fertilitetin dhe funksionin seksual.
Se në ç’mënyrë marihuana ndikon kancerin testikular është e paqartë. Autorët e studimit mendojnë se djemtë që eksperimentojnë me marihuanë gjatë moshës së pubertisë mund të jenë veçanërisht më shumë në rrezik.