Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një lajm mbi kripën dhe të rinjtë. Shumë kripë është keq jo vetëm për presionin e gjakut tek rriturit – kripa në nivele të larta duhet mbajtur larg edhe ndaj të rinjëve.
Mendohet se fëmijët duhet të konsumojnë rreth 2300 mg kripë një ditë, që është më pak se një lugë çaji. Por studimi i ri thotë se “konsumi i kripës mes fëmijëve dhe adoleshentëve është njësoj i lartë sa tek të rriturit” – rreth 3300 miligram në ditë.
Ky është zbulimi i pasqyruar në një studim në revistën “Pediatrics”.
Shkencëtarët shqyrtuan rreth 6 mijë adoleshentë dhe para adoleshentë për të parë nivelin e kripës apo apo natriumit në gjak.
Autorët gjetën se djemtë janë të prirur për të konsumuar kripë (ushqime të kripura) më shumë se sa vajzat. Dhe, jo çuditërisht, ata zbuluan se të rinjtë me nivel të lartë natriumi ishin në rrezik më të madh për t’u prekur nga tensioni i lartë. 15 për qind e pjesmarrësve në studim kishin presion të lartë gjaku. Në vitet 1970 vetëm 1 përqind e fëmijëve vuanin nga presioni i lartë i gjakut
Mes fëmijëve mbipeshë, në studim, rastet e presionit të gjakut ishin më të shumta.
Hulumtuesit thonë masat për të ulur natriumin në gjak janë – krahas marrjes së ushqimeve me më pak kripë – edhe shtimi i aktivitetit fizik, që ndikon në normalizimin e presionit të gjakut.