Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Prej kohësh, kosi është parë si ushqim i shëndetshëm. Shkencëtarët tani ofrojnë prova për disa prej të mirave shëndetësore të tij.
Kosi, thënë ata, ndihmon jo vetëm tretjen, por edhe qarkullimin e gjakut duke lehtësuar presionin dhe ulur rrezikun për hipertension.
Për 15 vjet, shkencëtarët vëzhguan shëndetin e 2 mijë personave, të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga tensioni.
Bazuar në pyetësorët që plotësuan, doli se pjesmarrësit në studim kishin qenë 31 për qind më pak në rrezik për t’u prekur nga tensioni i lartë nëse të paktën 2 për qind e kalorive ditore kishin ardhur nga kosi ose 170 gram kos me yndyrë të ulët çdo tre ditë.
Konsumuesit e kosit gjithashtu kishin, mesatarisht, të ulët presionin systolik – që është numri i parë në leximin e tensionit të gjakut.
Por gjithashtu kujdes; studimi u financua pjesërisht nga kompania Dannon e prodhimit të kosit.