Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri tregon se nënat që vetë janë lindur para kohe mund presin që të kenë më shumë probleme në shtatzëninë e tyre.
Studimi në revistën e shoqatës kanadeze të mjekësisë vëzhgoi rreth 24 mijë gra; gati 7 mijë e 500 prej tyre ishin lindur para kohe. Çfarë studiuesit zbuluan ishte befasuese: gratë që ishin lindur para kohe kishin një rrezik më të lartë të komplikimeve gjatë shtatzënisë së tyre, në krahasim me gratë që ishin lindur në muajin e 9 në mitër. Dhe nëse nënat vetë ishin lindur para 32 javëve, rreziku i komplikimeve të shtatzënisë së tyre pothuajse dyfishohej.
Komplikimet e nënës së lindur parakohe përfshijnë;
– Hipertension gestational (gjatë shtatzënisë)
– Diabet gestational
– Eklampsia
– Pre-eklampsia
Për shkak të përmirësimeve në kujdes mjekësor gjatë 30 viteve të fundit, shumë më tepër foshnje të lindura para 32 javëve në mitër kanë mbijetuar. Kjo nënkupton se një numër më i madh njerëzish janë më në rrezik për hipertension, diabet, dhe probleme të tjera shëndetësore.
Autorët e studimit thonë se punonjësit obstetrik duhet t’u kushtojnë më shumë vemendje grave shtatzëne që vetë janë lindur parakohe, për t’u dhënë atyre trajtimin e përshtatshëm.