Femijët mbi peshë dhe ushtrimet fizike

E Shtunë, 29 Shtator 2012
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Vetëm aktiviteti i organizuar fizik nuk mjaftojn që fëmijët të humbasin peshën e tepërt.

Urtësia konvencionale thotë se veprimtaritë fizike janë të ndësishme për të rënë nga pesha. Por tani, një studim i ri në revistën e shoqatës britanike të mjekësisë thotë ndryshe.

Mbipesha në rritje mes fëmijëve është shqetësim global. Humbja e saj kërkon një regjim të fortë, dhe mes regjimeve kundër mbipeshës për fëmijët përfshihen edhe programe të aktivitetit fizik në shkolla.

Shkencëtarët shqyrtuan rreth 30 studime të më parëshme ku përfshihen mbi 14 mijë fëmijë nën moshën 16 vjeç dhe vunë re se programet e aktivitetit fizik luajnë vetëm një rol të kufizuar në uljen e yndyrës së trupit ose indeksit të masës së trupit.

Arsyeja, thonë ata, është se këto programe kanë prirje për të zevendësuar aktivitetet e tjera jashtëshkollore, pa të cilat aktiviteti i fëmijëve nuk është i mjaftueshëm për humbjen e peshës së tepërt trupore.

Megjithatë, autorët e studimit vunë re se aktiviteti fizik i organizuar mes fëmijëve ende ofron përfitime të tilla si përmirësimin e koordinimit, shtimin e vetë-besimit, dhe pjesmarrje në jetën shoqërore.

One response to “Femijët mbi peshë dhe ushtrimet fizike”

  1. besmirazama says:

    Pershendetje,eshte mese e vertete qe obeziteti eshte shtuar se tepermi dhe nga studimet po rritet dhe po shkon rreth 2miliard njerez ne bote.Ne Europe qe nga viti 1985 nr i njerezve obeze eshte 3-uar dhe shume shpejt do perbeje epidemine me te re prandaj duhet bere cmos qe te hartohen strategji globale per minimizimin dhe parandalimin POR SIC THOTE HIPOKRATI PERPIQUNI QE PER FEMIJET TUAJ USHQIMI TE JE ETE ILACI JUAJ I PERDITSHEM Me respekt dr.Besmira Zama .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2012
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930