Shefat, vartësit dhe stresi

E Hënë, 01 Tetor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri i universitetit të Harvardit përmbys imazhin ekzistues se shefi ka punën më stresuese.  Studimi zbulon se  ata që udhëheqin kanë nivel më të ulët stresit se sa vartësit e tyre.

Studimi, i publikuar në Proceedings National Academy of Science, krahasoi treguesit e stresit, duke përfshirë nivelet e hormonit kortisol dhe nivelin e ankthit midis dy grupeve; atyre që udhëheqin dhe atyre që udhëhiqen. Kortisol quhet ndryshe “hormoni i stresit” pasi sa më i ulët të jetë niveli i këtij hormoni, aq më pak stres ka njeriu.

Shkencëtarët e në Laboratorin Shkencor të  Shkollës Kennedy në Harvard kryen sondazhe të thella për të kuptuar gjendjen e të intervistuarve dhe analizuan mostra të pështymës për të matur nivelin e hormonit kortisol.

Urtësia konvencionale thotë se roli udhëheqës është i vështirë, madje shumë libra e programe qarkullojnë se si duhet menaxhuar stresin e shefave, udhëheqësve dhe komandantëve të lartë. Rezultatet e studimit tregojnë se të qenit në krye është një punë me më pak stres. Këtë, thonë shkencëtarët, e tregon niveli dy herë më i ulët i kortisolit që u gjet tek këta persona, në krahasim me ata që udhëhiqen prej tyre. Edhe studime të mëparëshme kanë treguar se kur njeriu është nën kontrollin e tjetrit,  më shumë ankth e stres, sesa kur  kontrollon  apo e ndjen veten më të pavarur, më të çliruar nga kontrolli i tjetrit.

Autorët e studimit thonë se këto rezultate mund të ndihmojnë edhe punë-dhënësit për të menaxhuar më mirë nivelin e stresit në vendet e punës, ndoshta duke u përqëndruar më shumë tek punëtorët sesa tek shefat apo drejtuesit përsa i përket stresit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2012
M T W T F S S
« Sep   Nov »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031