Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Parandjenja pa ndonjë faktor të jashtëm mund të parashikojë të ardhmen, thuhet në një studim nga shkencëtarë neurologë të universitetit amerikan Northwestern, të cilët analizuan rezultatet e 26 studimeve të publikuara mbi këtë çështje mes viteve 1978 – 2010.
Autorët e studimit thonë se njerëzit kanë aftësinë për të parashikuar ngjarje të rëndësishme edhe pa ndonjë të dhënë paraprake për atë që mund të ndodhë.
Një person duke luajtur një lojë video në punë, me kufje në vesh, për shembull, nuk mund të dëgjojë kur shefi afrohet. Por analizat gjatë studimit treguan se personi mund të jetë në gjendje për të zbuluar midis 2 dhe 10 sekondave përpara se shefi t’a gjejë duke luajtur në orar të punës. Po ashtu edhe personi që luan me letra, mund të parandjejë se kundërshtari i tij ka letra më të mira ose më të këqia se ai.
Ky është quajtur ” fenomen parandjenjë”, por studiues të tjerë thonë se nuk janë të sigurt nëse njerëzit janë me të vërtetë në gjendje për të parandjerë një ngjarje të ardhshme pa pasur ndonjë të dhënë paraprake. Ata e quajnë parandjenjën “fenomen anormal”, edhe sepse zbulimet e fundit në fushën e biologjisë kuantike argumentojnë në favor të parandjenjës si parashikuese e mundshme e së ardhmes.