Pagjumësia dhe mbipesha

E Shtunë, 27 Tetor 2012
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gati një e treta e amerikanëve flenë më pak se gjashtë orë gjumë në natë dhe mbi 35 për qind e amerikanëve janë mbipeshë. Përkimi i këtyre dy shifrave mund të ketë një lidhje, thuhet në një studim në revistën e Akademisë së ushqimit dhe dietës.

Duke shqyrtuar studimet e mëparëshme, shkencëtarët ekzaminuan efektet që sjell “gjumi i pjesshëm” – përcaktuar si 4 deri 6 orë gjumë në natë – në nivelet e hormoneve në gjak dhe në nivelet e urisë dhe zakoneve të ngënies.

Autorët e studimit zbuluan se gjumi i pjesshëm mund të shkaktojë:

– Më shumë ngrënie në përgjithësi

– Rrezik të mbi-ngënies në mbrëmje

– Shtimin e ngrënies së ushqimeve me shumë yndyrna

Për njerëzit që përpiqen të menaxhojnë peshën e tyre, studimi rekomandon vlerësimin e mënyrave se si flenë, dhe gjumë të mjaftueshëm – 7 deri 8 orë – rregullisht.

One response to “Pagjumësia dhe mbipesha”

  1. alfred says:

    respekt te madh per gazetarin ton A.Lulushi per shkrimet mjaft interesante ku lexohen me shum interes nga te gjithe ne BOT Une vet jame mbi pesh ,ntyrisht me holisterin te lart ,me keto shkrime kame filluar ta mar serioztisht dhe si fillim dua te ul peshen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2012
M T W T F S S
« Sep   Nov »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031