Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kostoja më shkatërruese e goditjeve në zemër dihet që është vuajtja njerëzore.
Por një studim i ri i tregon se njerëzit i paguajnë rëndë këto goditje edhe në mënyra të tjera.
Studimi i paraqitur në Shoqatën amerikane të Zemrës tregon se goditjet në zemër dhe kushte të tjera koronare shterojnë burimet materiale të pacientëve dhe afektojnë ndjeshëm bizneset në uljen e prodhimit.
Sipas studimit, mes 37 mijë njerëzve të prekur nga sëmundje të zemrës të shqyrtuar nga viti 2007 deri në vitin 2010, shumica ishin meshkuj nën moshën 65 vjeç.
Studiuesit gjetën se kostoja mesatare e spitalimit dhe mjekimit të tyre ishte 8170 dollarë për person.
Pacientët kishin humbur mesatarisht 60 ditë pune pas goditjeve në zemër, ndërsa ata me pasoja afatgjate të këtyre goditjeve kishin humbur më shumë se një vit pune.
Për punëdhënësit, kostot e aftësisë së kufizuar ishin më të madhe se shpenzimet e drejtpërdrejta:
7943 dollarë për paaftësi afatshkurtër
52.473 dollarë për paaftësi afatgjatë
Autorët arrijnë në përfundimin se sëmundjet e zemrës mund sjellin edhe pasoja rrënuese financiare dhe humbje produktiviteti – duke argumentuar se këto mund të shmangen me më pak shpenzime si, lënie të duhani, humbje të peshës së tepërt, dietë të shëndetshëm, dhe barna të duhura për të kontrolluar nivelin e kolesterolit të lartë dhe tension të lartë.