Ç’pamje kishin të parët tanë?

E Martë, 15 Janar 2013
1 comment

230caveman dietAstrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një metodë e re e analizimit të ADN-së  nga mostrat moderne mjeko-ligjore mund të përdoret gjithashtu për të identifikuar hollësitë fizionomike të njeriut të lashtë, duke analizuar mbetjet e tyre.

Duke përdorur sistemin HIrisPlex, shkencëtarët arritën të rindërtojnë ngjyrën e flokëve dhe syve, duke analizuar ADN-në e dhëmbëve nga skeleti i një njeriu që kishte jetuar 800 vjet më parë.

Një ekip shkencëtarësh nga Polonia dhe Holanda, të cilët kohët e fundit zhvilluan sistemin HIrisPlex për analiza mjeko-ligjore, ka provuar tashmë se kjo metodë është mjaft e fuqishme për të analizuar me sukses  mostra të vjeta edhe më të degraduara.

Autorët e studimit –  botuar në revistën Genetics – thonë se sistemi analitik HIrisPlex mund të përdoret për të zgjidhur polemika historike ku fotografitë me ngjyra ose hollësi të tjera tiparesh rreth personaliteteve të kohëve të shkuara janë zhdukur.

Për mostrat mesjetare, ku ADN-ja është edhe më e dëmtuar, HIrisPlex ishte në gjendje të përcaktonte ngyrën e syve dhe flokëve  të personave që kishin jetuar diku gjatë shekujve XII – XIV.

One response to “Ç’pamje kishin të parët tanë?”

  1. GRAMOZ says:

    Eshte nje teme interesante per studimin dhe indentifikimin e te parave tone,ngjyra e flokeve,ngjyra e syve shtatlartesia metodat bashkekohore te mjeksise nga mostrat duke percaktuar ADN e dhembve ,te skeletit .para 800 vjetesh,por te paret tone kane lene pershkrime gojore te cilat jane nje pergamen i shkruar fiset ilire si Enkelejte ishin trupa te gjate,bjonde dhe me sy boje qielli,por edhe helenet ishin te gjate ,bjonde dhe me sy boje qielli per fat te keq helenet jane zhdukur nga luftrat e gjate dhe ne Greqi jane greket e ardhur nga Azia e vogel dhe arvanitasit qe eshte gjaku ilireve ku perbejne mbi 40% te popullsise greke.eshte nje teme studimore e gjate per te vene pikat mbi i ,kjo lehteson popujt te bejne miqesi me njeri tjetrin dhe te hedhin disa tabu propangandistike te bera nga kisha ortodokse gjoja per te mbrojtur shtetin ,kjo eshte nje flluske sapuni ,popujt duhet te largohen nga kjo mjergullnaje dhe te ece perpara…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2013
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031