Kafeja – A mund të ulë ajo rrezikun e vdekjes?

E Shtunë, 26 Janar 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

COFEKafeja duket se e mban njeriun më shumë se zgjuar –  e mban edhe gjallë. Një studim i publikuar në revistën amerikane të Epidemiologjisë thotë se kafeja e mbron njeriun nga kanceri në gojë dhe në fyt

Shkencëtarët vëzhguan rreth 1 milionë persona. Ata që pinin të paktën katër filxhanë kafe në ditë kishin 50 për qind më pak gjasa të vdisnin nga kanceri në gojë ose në grykë, në krahasim me personat që nuk pinin  kafe ose e përdornin atë rrallë, si dhe në krahasim me ata që pinin duhan dhe alkool – faktorë të fortë rreziku për kanceret në gojë.

Autorët e studimit thonë se nuk e dinë saktësisht se në ç’mënyrë kafeja vepron për të mbrojtur kundër këtyre kancereve. Por ata gjithashtu shtojnë se ende nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të rekomanduar pirjen e kafesë ose shtimin e marrjes së e saj si masë për parandalimin e kancerit.

One response to “Kafeja – A mund të ulë ajo rrezikun e vdekjes?”

  1. GRAMOZ says:

    Kafeja eshte nje stimulant i mire i sistemit nervor per nxitjen e aktivitetit te sistemit te trurit,kur ai eshte i lodhur dhe po humb ndjeshmerine,kafeja e nxit dhe e stimulon per aktivitet ne sistemin e trurit,Kafeja e mengjezit eshte rifreskim i trurit dhe ndihmon ne parandalin e kancerit te gojes dhe fytit,krahas venies ne levizje te sistemit nervor te kafese te mengjezit ven ne levizje dhe peristaltiken e organeve te brendeshme..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2013
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031