Ushtrimet fizike pakësojnë rrezikun e prekjes nga Alzheimeri

E Martë, 05 Shkurt 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

JETEGJATESIATë moshuarit kanë frikë nga Alzheimeri. Forma më e zakonshme e kësaj sëmundjeje është demenca – dobësim truri, humbje kujtese.

Por tani thuhet se ekziston një mënyrë e mundshme për të zvogëluar rrezikun e prekjes nga demenca më vonë në jetë. Kjo bazohet mbi një studim që filloi në vitin 1970 në një klinikë komuniteti. Studimi vëzhgoi gjendjen fizike të mbi 29 mijë personave përgjithësisht me shëndet të mirë. Në vitin 1999, shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e grumbulluara. Ata kërkuan për pacientë që kishin marrë kompensime nga sigurimet shëndetësore për shkak të prekjes nga Alzheimeri, demenca senile apo e moshës dhe demenca para-senile apo vaskulare.

Rezultatet treguan se pacientët me formë të mirë fizike më herët në jetë, dhe që kishin kryer ushtrime fizike, kishin më pak të ngjarë të prekeshin nga demenca kur plakeshin, në krahasim me ata që ishin në formë më pak të mirë.

Duhet thënë se, nuk ka prova se ushtrimet fizike largojnë Alzheimerin. Por të qenit në formë të mirë fizike mund të pakësojë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundjeje. Ky lajm mund t’i nxisë njerëzit të merren me ushtrime fizike, të cilat lidhen me shumë përfitime të tjera shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2013
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728