Më të shëndetshëm se prindërit?

E Mërkurë, 06 Shkurt 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

baby boomersPavarësisht reputacionit se brezi pas-luftës së dytë botërore apo “Baby Boomers” është më i shëndëtetëshëm dhe më aktiv, ai është aktualisht përgjithësisht më i dobët se brezi para-ardhës. Sipas Byrosë Amerikane të Censusit, periudha “Baby Boomers” në SHBA, përfshin vitet 1946 – 1964.

Një studim nga shkencëtarët në Shkollën Mjekësore në Universitetin West Virginia, zbulon se brezi pas-luftës së dytë botërore, nuk është aq i shëndetshëm sa besohej më parë. Në fakt, pjestarët e këtij brezi kanë nivele më të larta tensioni, diabeti, kolesteroli dhe më shumë raste me aftësi të kufizuara në krahasim me prindërit e tyre.

Përveç kësaj, ndërsa jetëgjatësia është më e lartë mes brezit të pas-luftës se sa ishte për brezin e mëparshëm, kjo jetëgjatësi shoqërohet me më shumë sëmundje. Sipas studimit, vetëm 1/10 e personave të brezit të pas-luftës thanë se gëzonin shëndet të shkëlqyer në krahasim me 1/3 e prindërve të tyre që raportuan njëjtën gjë.

Numri i njerëzve që kanë lindur mes viteve 1946 – 1964 në SHBA, është rreth 76 milionë, dhe këta përbëjnë grupin më të madh të konsumatorëve në vend. “Baby Boomers” është dukuri demografike e shkaktuar nga optimizmi i të kthyerve nga lufta, të cilët shpresonin shumë në paqen dhe mezi prisnin të krijonin familje. Kjo dëshirë solli një valë të re të lartë të lindjeve në familjet amerikane mes viteve 1946 -1964.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të shëndetshëm se prindërit?

E Mërkurë, 06 Shkurt 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

baby boomersPavarësisht reputacionit se brezi pas-luftës së dytë botërore apo “Baby Boomers” është më i shëndëtetëshëm dhe më aktiv, ai është aktualisht përgjithësisht më i dobët se brezi para-ardhës. Sipas Byrosë Amerikane të Censusit, periudha “Baby Boomers” në SHBA, përfshin vitet 1946 – 1964.

Read the rest of this entry »

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2013
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728