Trajtim eksperimental për diabetin

E Hënë, 08 Korrik 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

TBDuke përdorur një terapi eksperimentale me bazë ADN, shkencëtarët mund të ngadalësojnë reaksionin vetë-shkatërruese imunitar kundër qelizave prodhuese të insulinës, që shkakton diabet tip 1. Ky zbulim, në revistën Translational Medicine, sillet si një përparim, por me optimizëm të përmbajtur, drejt gjetjes së një trajtimi për diabetin e tipit 1, që shpesh prek fëmijët.

Gjatë studimit, shkencëtarë në Universitetin e Stanfordit u dhanë 54 personave vullnetarë trajtimin eksperimental, i projektuar për të ngadalësuar reagimin imunitar të trupit ndaj qelizave beta të pankreasit që prodhojnë insulinë. Tek pacientët me diabet, qelizat e çrregullta T sulmojnë ne qelizat beta një proteinë të quajtur ‘proinsulinë’ nga e cila prodhohet insulina.

Trajtimi eksperimental përmban ADN-në e gjenit të proinsulinës. Pacientët që morrën këtë trajtim për 12 javë pësuan ndryshim në proteinat që sinjalizojnë sistemin imunitar për t’u mbrojtur nga qelizat shkatërruese T. Pas 5 muajsh, nivelet e qelizave T ranë.

Pacientët gjithashtu treguan stabilizim dhe madje edhe përmirësim në masën e prodhimit të insulinës pas 12 javësh, duke sugjeruar se kjo lloj terapie mund të ndalë shkatërrimin e qelizave beta. Por të dyja këto ndryshime nuk zgjatën shumë kohë pasi trajtimi përfundoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2013
M T W T F S S
« Jun   Aug »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031