Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Duke përdorur një terapi eksperimentale me bazë ADN, shkencëtarët mund të ngadalësojnë reaksionin vetë-shkatërruese imunitar kundër qelizave prodhuese të insulinës, që shkakton diabet tip 1. Ky zbulim, në revistën Translational Medicine, sillet si një përparim, por me optimizëm të përmbajtur, drejt gjetjes së një trajtimi për diabetin e tipit 1, që shpesh prek fëmijët.
Gjatë studimit, shkencëtarë në Universitetin e Stanfordit u dhanë 54 personave vullnetarë trajtimin eksperimental, i projektuar për të ngadalësuar reagimin imunitar të trupit ndaj qelizave beta të pankreasit që prodhojnë insulinë. Tek pacientët me diabet, qelizat e çrregullta T sulmojnë ne qelizat beta një proteinë të quajtur ‘proinsulinë’ nga e cila prodhohet insulina.
Trajtimi eksperimental përmban ADN-në e gjenit të proinsulinës. Pacientët që morrën këtë trajtim për 12 javë pësuan ndryshim në proteinat që sinjalizojnë sistemin imunitar për t’u mbrojtur nga qelizat shkatërruese T. Pas 5 muajsh, nivelet e qelizave T ranë.
Pacientët gjithashtu treguan stabilizim dhe madje edhe përmirësim në masën e prodhimit të insulinës pas 12 javësh, duke sugjeruar se kjo lloj terapie mund të ndalë shkatërrimin e qelizave beta. Por të dyja këto ndryshime nuk zgjatën shumë kohë pasi trajtimi përfundoi.