Emigracion poetik

E Hënë, 12 Gusht 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi

thelostkitesbybetimmucoHumbja duhet. Pa ‘të njeriu mbetet i njëjtë. Eshtë humbja, si të ishte ndjenjë – megjithëse krijon boshllëk – që e shtyn njeriun të kërkojë të gjejë tjetrën e vetes, qoftë kur humbet vend, send, apo të dashur.

“Prapseprapë, jeta vazhdon”, do të thoshte Galileo, po t’a kishin pyetur edhe për humbjen.

Jeta është cikël, vjen rrotull, çka e bën të natyrëshme edhe dëshirën për të jetuar sa më gjatë.

Kjo përshtypje krijohet kur lexon ‘Balonat e humbura’ – vëllim poetik në anglisht – ‘The lost kites’, nga poeti Betim Muço (Shtëpia Botuese Equinoxes, 2012).

“E dua këtë qytet/sa do që përpiqem ta braktis, dështoj” – Tirana (BM).

Libri përmbledh krijmtarinë e poetit në mërgim; aty gjen mall, dhimbje, meditim, herë-herë zemërim poeti:

“Liria është si bumerang/nëse nuk e hedh si duhet/ kthehet e të godet ty.” – Boomerang (BM)

Vërtet, jeta vazhdon, megjithëse jo në vijë të drejtë, sepse kështu do të ishtë tepër e shkurtër, sado e mirë:

“Ndonjëherë edhe rruga e drejtë/është e mërzitshme/kur nuk ka alternativë.” – Crossroads (BM)

“The lost kites” ndahet në 5 kapituj me tituj mjaft domethënës; të mara së bashku shprehin urtësi; dhe lexuesi fillon rrugën ku guri kilometrik sugjeron tjetrin dhe njeriu cdo ditë mat me ëndrra këtë botë të vogël aspak të përsosur – “Udhë të mbarë!”, uron lexuesit në parathënie, Marta Muço – bashkëshortja e poetit – bashkëredaktore dhe përkthyesja në anglisht e vëllimit ‘The lost kites’.

Libri përmban më shumë se 100 poezi; plot metafora – shumica me burim nga përvoja personale e poetit, por si të tilla – unike – ato pritet t’a fusin lexuesin anglisht-folës në udhë të pashkelur nëpër Ballkan: “djep i lashtë i Botës/që ia ka ënda të përkundet përjetësisht/si foshnja.” Balkans (BM).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2013
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031