Astrit Lulushi
Humbja duhet. Pa ‘të njeriu mbetet i njëjtë. Eshtë humbja, si të ishte ndjenjë – megjithëse krijon boshllëk – që e shtyn njeriun të kërkojë të gjejë tjetrën e vetes, qoftë kur humbet vend, send, apo të dashur.
“Prapseprapë, jeta vazhdon”, do të thoshte Galileo, po t’a kishin pyetur edhe për humbjen.
Jeta është cikël, vjen rrotull, çka e bën të natyrëshme edhe dëshirën për të jetuar sa më gjatë.
Kjo përshtypje krijohet kur lexon ‘Balonat e humbura’ – vëllim poetik në anglisht – ‘The lost kites’, nga poeti Betim Muço (Shtëpia Botuese Equinoxes, 2012).
“E dua këtë qytet/sa do që përpiqem ta braktis, dështoj” – Tirana (BM).
Libri përmbledh krijmtarinë e poetit në mërgim; aty gjen mall, dhimbje, meditim, herë-herë zemërim poeti:
“Liria është si bumerang/nëse nuk e hedh si duhet/ kthehet e të godet ty.” – Boomerang (BM)
Vërtet, jeta vazhdon, megjithëse jo në vijë të drejtë, sepse kështu do të ishtë tepër e shkurtër, sado e mirë:
“Ndonjëherë edhe rruga e drejtë/është e mërzitshme/kur nuk ka alternativë.” – Crossroads (BM)
“The lost kites” ndahet në 5 kapituj me tituj mjaft domethënës; të mara së bashku shprehin urtësi; dhe lexuesi fillon rrugën ku guri kilometrik sugjeron tjetrin dhe njeriu cdo ditë mat me ëndrra këtë botë të vogël aspak të përsosur – “Udhë të mbarë!”, uron lexuesit në parathënie, Marta Muço – bashkëshortja e poetit – bashkëredaktore dhe përkthyesja në anglisht e vëllimit ‘The lost kites’.
Libri përmban më shumë se 100 poezi; plot metafora – shumica me burim nga përvoja personale e poetit, por si të tilla – unike – ato pritet t’a fusin lexuesin anglisht-folës në udhë të pashkelur nëpër Ballkan: “djep i lashtë i Botës/që ia ka ënda të përkundet përjetësisht/si foshnja.” Balkans (BM).
One response to “Emigracion poetik”
Veshtrimet e qasjet e Astrit Lulushit ndaj krijimtarise jane ftesa per lexime, por me se veçanti, kedveshtrime se si jetet shnderrohen ne art dhe se si arti merr pjese ne mrekullimin shpirteror te njeriut.
Betim Muço prej kohesh eshte gjendur nder radhet e para te asaj letersie qe nuk eshte orvatur t’i ike fateve te “kohes se palimit te Njeriut”, pavarsisht prej ideologjive apo “koheve te mamutheve”, qe rreken te krijojne atmosferen e pushtetit te tyre absolut.
Mergimi duket e ka humanizuar edhe me tej kete ndjesi te krijuesit. Ne kete periudhe/stad/hop te krijimtarise se tij, ne poezi por edhe me shume ne prozen e Muços, ndjehet ajo frymemarrja Tjeter, ne te vertete pamja, zbulesa tjeter, e se Njejtes krijese, ku vazhdon mëtimi ndaj asaj qe ne te vertete vetem arti ia ofron jetes, i cfardo jete qe ndodh te bejme, ne cfardo rrethana qofshin.
Tek vellimi “Bumerang” (2009), ne poezine titulluar “Njatjeta i Huaj”, lexojme:
“Ka mëngjese
kur ndjehesh i huaj në lëkuren tende
sheh ne pasqyre nje tjeter njeri, qe s’je ti
prek me dore tipare qe s’i ke parë kurre
dhe vetja jote eshte larg me mijra kilometra.
Mos e kerko më kot atë
do vije kur t’i vihet
Me mire merru vesh me atë
që eshte zgjuar në ty
buzëqeshi perzenersisht.
I thuaj:
Njajtjeta i Huaj!”
I qarte, i paekuivok, i pjekur ne teresine e krijimtarise se tij si mëvetësi autoriale, kritike, qytetare e me gjere, merret vesh qe Betim Muço i tille do shfaqet edhe shijen, zgjedhjen e seleksionin qe shfaq në “Antologji e poezisë botërore të shekullit të 20-të”, me autorë të ndryshëm, përzgjedhur e përkthyer prej tij dhe -mbase është rasti ta permendim te perhershmin e koopertinave, modelimeve artistik te librave te tij, Adon Greblleshin.
“Poezia është një përpjekje për të rithënë vetveten. Ajo lind nga shpirtra
që shohin atje ku jo të gjithë shohin dot dhe duke kapërcyer kohra,
epoka e sisteme shoqërore bëhet pasuri e çmuar e krejt njerëzimit. Kjo
antologji përmbledh 135 poetë nga e gjithë bota që kanë jetuar e krijuar
kryesisht në shekullin e XX-të. Kriteret e përzgjedhjes qenë një brengë e
madhe, pasi sado poetë të përfshish në një libër përsëri mbeten të tjerë të
shkëlqyer jashtë tij sepse dimensionet e një libri janë gjithsesi të kufizuara…” lexojme ne paraqitjen e ofruar ne hyrje te Antologjise.
Nga poeti ADUNIS, Betim Muço, jo aq rastesishem ka zgjedhur edhe poezine “Vdekja”, te cilen poeti sirian a thua e ka shkruar edhe per Shqiperine tone!
Vdekja
Ne vdesim, po të mos krijojmë zotat.
Ne vdesim, po të mos vrasim zotat.
O mbretëri e shkëmbit të habitur.
Mbetet qe pertej lakonizmit, permes te cilit e solli Astrit Lulushi, te marrim me mend e te ndjejme permasen e plote, ne evoluim te perhershem, te krijimtarise se Betim Muços.
Faruk Myrtaj
Toronto