Rastet e vdekjes nga mbipesha

E Hënë, 19 Gusht 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mbipeshaEshtë thënë edhe më parë, se mbipesha është e keqe për shëndetin. Por a mund të jetë ajo më e keqe sesa mendohet?

Quhet peshë e rëndë, për të mos thënë dhjamosje. Por mbipesha e tepruar ose obesiteti është problem i madh – vetëm në SHBA, më shumë se 1 në çdo 3 amerikanë janë mbi peshë.

Që nuk është mirë, kjo dihet. Por një studim i ri jep shifra befasuese se mbipesha mund të kontribuojë në gati një në pesë vdekje.

Studimi u financua nga fondacioni Robert Wood Johnson. Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 700 mijë personave gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Studiuesit konstatuan se 18 për qind të të gjitha vdekjeve në Amerikë lidheshin me obesitetin. Studimet e mëparëshme kanë treguar se kjo shifër ishte vetëm 8 për qind në meshkuj dhe 12 për qind në femra.

Autorët e studimit shqetësohen se kjo masë të këqiash ndaj shëndetit që sjell mbipesha mund të zbehë përfitimet e arritura prej dekadash në fushën e jetëgjatësisë.

Zgjidhja është në duart e secilit – ushtrime fizike dhe dietë të shëndetshme – thonë autorët. Humbni peshë! – Jeta juaj mund të jetë ajo për të cilën autorët e studimi janë duke folur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2013
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031