Trashëgimia në art nuk shuhet

E Martë, 15 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më 15 tetor 1923 – Lindi Bettina Moissi, aktore gjermane  e skenës dhe filmit. Moissi dallohet në botën e artit për rolet kryesorë në filmat e parë gjermanë të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat trajtuan hapur çështjen e Holokaustit.

Por, Betina dallohet edhe për shqiptarët – Moissi është mbiemri që njihet në botën e filmit – sepse ajo është e bija e Aleksandër Moisiut, aktori me prejardhje shqiptare me fame botërore (1879 –1935). Alekaksandër Moisiu (edhe ky shpesh i njohur si Moissi) u martua dy herë dhe nga secila martesë lindi një vajzë; Beate Moissi, e lindur më 1908 me gruan e parë, aktore dhe themeluse e një shkolle të njohur aktrimi, vdiq më 1998; dhe Bettina Moissi, e lindur më 1923 me gruan e dytë.
Aleksandër Moisiu njihej në Evropën e asaj periudhe si “Barrymori i Berlinit”, krahasim me yllin Hollivudit, John Barrymore (1882 –1942). Moisiu është konsideruar shpesh si hebre për shkak të mbiemrit të tij, por edhe sepse ishte mbrojtës i zëshëm i aktorëve gjermanë hebrenj gjatë periudhës së anti- semitizmi në rritje në vitet 1930 në Gjermani.

Në vitin 1960, Benita Moissi u martua në Paris me koleksionistin e artit Heinz Berggruen – mik i ngushtë i Pablo Pikasos – dhe patën dy djem (njëri bankier dhe koleksionist; dhe tjetri kurator muzeu arti në Frankfurt). Heinz Berggruen, i njohur për koleksionin e madh të punimeve të Pikasos, vdiq në vitin 1997. Me këtë rast gazeta Nju York Tajms botoi një artikull të gjatë mbi rolin e tij në ruajtjen e veprave të artit, si dhe për një koleksion të madh pikturash dhuruar Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut.

Një tjetër artist me prejardhje nga Aleksandër Moisiu, është aktori gjerman/austriak Gedeon Burkhard (lindur më 3 korrik,1969 ). Amerikanët e njohin njohin atë nga disa filma, përfshi “Inglourious Basterds” (2009) në rolin e kapterit Wilhelm Wicki. Ai ka luajtur në shumë filma dhe serialë televizivë në SHBA dhe Evropë; por në Evropë njihet më së miri për rolin e Aleksandër Brandtner në serialin televiziv austriako/gjerman Komisar Rex (1997-2001).

Gedeon Burkhard është djali i aktores gjermane Elisabeth Molo dhe i Volfgang Burkhard, stërnip i Aleksandër Moisiut. Gedeon, shkolluar në Angli, e filloi karrierën e tij në vitin 1979 me filmin televiziv gjerman Maria Tante. Gjatë viteve 1990 ai jetoi e punoi në SHBA, dhe u përfshi në disa prodhime filmash për kinema e televizion. Gjatë kësaj periudhe, Gedeon Burkhard martohet në Las Vegas, vetëm për t’u divorcuar 4 muaj më vonë. Pas kësaj, shkon në Vjenë për serialin Komisar Rex për më shumë se 5 vjet, përpara se të zhvendosej ne Berlin.

Në vitin 2011, Gedeon Burkhard shkoi në Romë për serialin televiziv “Caccia al Re – La Narcotici ” në rolin e një detektivi droge. Sipas biografisë së tij “online”,  stër-stërnipi i Aleksandër Moisiut, Gedeon Burkhard identifikohet si aktor me prejardhje gjermane/ austriake/shqiptare dhe vazhdon karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2013
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031