Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
30 tetor 1993 -Vdiq në Londër Peter Kemp – ushtar, shkrimtar dhe gazetar. Kemp u arsimua në Cambridge.
Si konservator e monarkist i alarmuar nga përhapja e komunizmit dhe në vitet 1930 ndërpret studimet e shkon në Spanjë, ku u bashkua me forcat nacionaliste spanjolle. Gjate luftës se dytë botërore, Kemp merr pjesë në operacionet speciale britanike ne Shqiperi e Kosovë.
Më 1956, ai u ndodh në Hungari dhe raportoi si gazetar mbi revolucionin hungarez dhe shtypjen që i bënë tanket sovjetike; Kemp ndihmoi shumë studentë hungarezë për të ikur në Austri, duke i shpëtuar ata nga vdekja e sigurt. Peter Kemp ishte i pranishëm në Kongon Belge gjatë trazirave që çuan në pavarësinë e Zairese; ai mbuloi revolucionet në Amerikën Qendrore dhe Jugore si korrespondent i jashtëm për revista a gazeta britanike.
Libri i tij i parë ‘Mine was Trouble’ përshkruan përvojat në Luftën Civile të Spanjës. Libri tjetër, ‘No Colours or Crest’ tregon përvojat gjatë kohës së luftës së dytë botërore kryesisht në Shqipëri, Më 1990, 3 vjet para se të vdiste, Peter Kemp Kemp përfundoi edhe autobiografinë me titull ‘The Thorns of Memory’.