Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Më 29 mars 1925 – Vdiq Bajram bej Curri, udhëheqës, politikan; luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, dhe më pas, për përfshirjen e Kosovës në të, pasi Traktati i Londrës 1913 e la jashtë ashtu si dhe shumë vise të tjera shiptare.
Curri lindi në Gjakovë 1862 (FESH). Ka burime që thonë se lindi në Krushë të Madhe, Rahovec (http://sq.wikipedia.org). Luajti rol aktiv në kryengritjen shqiptare të vitit 1912, së bashku me Hasan Prishtinën e Isa Boletinin, dhe të tjerë kundër osmanëve. Në 1915 bashkëthemeloi Komitetin për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës. Më vonë kjo organizatë vendosi marrëdhënie me Kominternin (Internacionalja Komuniste) që përkrahte idenë për vetëvendosje të kombeve – disa atdhetarë shqiptarë besonin se Rusia bolshevike ishte e prirur për përcaktim të drejtë të kufijve në Ballkan.
Pas Kongresit të Lushnjës në vitin 1920, Bajram Curri emërohet ministër pa portofol në qeverinë shqiptare. Në politikë, ai e identifikoi veten me forcat e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut. Në dhjetor 1921, u caktua Ministër i Luftës në qeverinë e Hasan Prishtinës. Brenda ditësh, megjithatë, Zogu e përmbysi qeverinë, duke e detyruar Prishtinën, Currin dhe të tjerët për të tërhiqeshin drejt veriut. Në mars 1922, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina fillojnë një kryengritje kundër Zogut, por pa sukses për shkak të përpjekjeve të ambasadori britanik në Shqipëri, Harry Eyres, i cili bindi një nga komandantët e kryengritësve për t’u dorëzuar.
Dy vjet më vonë, ndërsa qëndronte maleve për t’iu shmangur forcave zogiste, Curri, me thirrjet për të rrëmbyer armët, shënoi fillimin e të ashtuquajturit Revolucion Demokratik – Borgjez, qershor 1924; 6 muaj më vonë, pas disfatës së revolucionit, Curri vazhdoi kundërshtimin me armë ndaj Zogut.
Dhe, më 29 mars 1925 vritet, i rrethua nga trupat zogiste, në një shpellë afër Dragobisë – legjenda thotë se Bajram Curri vrau veten për të mos u kapur gjallë. Vite më vonë Dragobisë iu dha emri i tij – Qyteti Bajram Curri – kryeqendra e rrethit të Tropojës.
Elegji për Bajram Currin
(nga Fan Noli)
Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.
Atje nisi, atje mbaroi,
Atje krisi, atje pushoi,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.
Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.
O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.
Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.
As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.
Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.
One response to ““…Atje nisi atje mbaroi, Atje krisi atje pushoi…””
Vetm per sqarim.
(Nuk do te hyje ne trajtimin historik te biografise Bajram Currit.)
Asgje nuk prish pune sepse ne luginen e Valbones jane edhe Dragobia e Q. Bajram Curr
qytet ndodhet larg Dregobise.
Dregobia esht e futur ne mes te alpeve,ku mes permes kalon lumi – Valbona kaltroshe me ujine e krsitalte e Troften qe ka mishin me te shijshim nga gjith peshqit tjere.
Kjo lugin ka bukuri te rralla natyrore me drure pyjor halor dhe gjethore te gjate e kurora te hapura e shpate thepisura me plot ujvare.
Dragobia esht fise i Krasniqes.
Dsitanca nga dregobija ne Kolgecaj ateher udhtim me kemb ishte 3-4 ore ose 15 km.
Emrtimi i qytetit Bajram Curr ju ka dhen Ish Fshatit Kolgecaj qe ndodhet ne mes Margegajve e Bujanit.
Dragobia per shume kohe ka qene qender lokaliteti per fshatin dragobi, cerem .valbon
Fshati kolgecaj ishte qender lokalitei.
Ne vitin 1952 qendra e rrethit u shperngul nga tropoja e vjeter per ne kolgacaj,qysh ateher dhe sot ju dha emri qyteti Bajram Curri.
Po ju dha rasti vizitojeni ate LUGINEN nga me te bukrat,po ashtu dhe pellgu i Lugines Valbones nga Hidrocentrai i Fierzes ,Bujani (Ku u majt konferenca e Kshi.Clirimtar te Kosoves e Rrafshit Dukagjinit me 31 dhjetor 43, 1-2 janar 44 ku u miratua REZOLUTA per vetvendosje e Kosoves e Rrafshit Dukagjinit-perfshi dhe shkeputjen e bashkim me shqiperine) qyteti i Bac Bajramit,vend origjina e Bajram Currit Kocanaj-VUKAJ),kanioni i Shoshanit (vend origjina e Burrit Shqaur te Kombit Haxhi Zek Byberit e Dr.Elez Bibaraj ) e gjat lugines thepisur te valbones ne Dragobi e ne Valbone ne prehrin e alpeve Kreshnike.
Ushqimet jan shume te shijshme mishi i troftes se Valbone esht me i shijshmi nga gjitha troftate e tjera.Po ashtu dhe ushqimet tradicinale jane shume te mira.
Deri ne Valbon esht nje bukuri e rralle nje gjerdan magjik si nga ana natyrorefitoklimatik,fauna,ajri,i fresket,fllad dhe puhi.
Shtepite bukura alpine,kulla tip keshtjell,me burra vigan e gra Sokolesha, qe u persin me fjalen mirserdhet ju argetojn me keng e valle,mish e pite.etj.
Lutemi VIZITOJENI.
Besomeni ,
Do ngeleni shume te knaqur.
favenido
New York
June 8,2014.
In memory