Maqedonë, ilirë e epirotë

E Premte, 01 Gusht 2014
Leave a comment

Philip II of Macedonia Më 2 gusht 338 pes – një ushtri e Maqedonisë e kryesuar nga Philip II mundi forcat e bashkuara të Athinës dhe Tebës, në Chaeronea, Boeoti, duke siguruar mbizotërimin maqedon në More dhe Egje. Filip II, lindur më 382 pes, ishte mbret i Maqedonisë nga viti 359 pes deri kur u vra më 336 pes. Filip ishte kalorës i mirë – emri i tij do të thotë “filo” admirues dhe “hipos” – hipur, mbi kalë). Ai ishte babai i Aleksandrit të Madh, megjithëse e shoqja e tij, Olimpia, e cila besonte në kulte e bestytni, thoshte se ishte mbarsur në ëndërr nga një gjarpër (perëndi krijuese sipas mitit Ilir).

Filipi ishte trim e finok – atij i atribuohet edhe fraza e njohur “divide et impera” – “përça dhe sundo”. Kur ishte fëmijë, Filipi u mor peng në Tebë, qytet-shtet, në atë kohë fuqi ushtarake mbizotëruese në rajon. Në Tebë, Filipi mori edukim ushtarak dhe diplomatik, aftësi që i përdori më pas për të ri-fituar fronin maqedon. Gjatë periudhës si mbret, për hir të aleancave apo politikës dinake, Filipi pati 7 gra ose u martua 7 herë.

Sipas historianit Athenaeus, gruaja e parë e Filipit ishte Audata, bija e mbretit ilir Bardhyll i Dardanisë. Historianë thonë se gratë ilire shquheshin si luftëtare dhe udhëheqëse në luftë, aftësi që Audata ia kaloi vajzës së saj, Cynane (Synanë), duke e stërvitur si kalorëse për luftë e gjueti. Edhe Cynane bëri të njëjtën gjë me vajzën e saj Euridice.

Mes grave të tjera të mbretit Filip ishte edhe Olimpia, nëna e Aleksandrit të Madh. Olimpia ishte vajza e Neoptolemit (Ptolem, Pirro), mbret i Mollosëve të Epirit. Familja e saj i përkiste fisit Aeacidaes të Epirit, që thoshte se e kishte prejardhjen nga Neoptolemi, biri i Akilit legjendar.

Sipas Plutarkut, emri i saj ishte fillimisht Polyksena; pastaj e ndryshoi në Myrtale kur ishte vajzë e re para martesës me Filipin; Olimpia ishte emri i tretë që ajo e mori kur i thanë se burri i saj, Filip, kishte dalë fitues në Lojrat Olimpike më 356, lajm që përkoi me lindjen e Aleksandrit. Emri i saj i fundit ishte Stratonicë, që shihet më tepër si epitet që iu dha pas fitores për çështje trashëgime ndaj Euridices. Olimpia dhe Filipi, patën edhe një vajzë, Kleopatrën – kështu, nuk është rastësi që emrat mollosë Ptolem a Neoptolem e Kleopatra ndeshen brez pas brezi deri në fund të dinastisë së Ptolomeut në Egjipt.

(Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 gusht?/astritlulushi)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2014
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031