Iluzione të gjetura

E Martë, 26 Gusht 2014
Leave a comment

MarsNjë foto nga Sonda Rover Curiosity e NASA-s në planetin Mars vendosur në Internet para disa ditësh u shoqërua me thëniet se roboti i Roverit ka gjetur një kockë këmbe (pjesë kofshe) në planetin e kuq – por kjo e ashtuquajtur kockë ishte  një copë gur, shkëmb i gërrye i thyer marsian, thotë NASA (Agjencia amerikane për kërkime në Hapësirë).

 
Pretendimi i parë se fotografia tregonte një kockë të tillë u shfaq në një blog UFO – lajmi u kap shpejt nga mediat, aq sa  NASA u detyrua të jepte një shpjegim shkencor të enjten (21 gusht).
Duke dhënë përshkrimin e fotos,  NASA thotë se ndërkohë që guri në Mars mund të duket si kockë, pamja nuk tregon mbetjet fosile të një marsiani misterioz. Shkencëtarët e agjencisë Amerikane të Hapësirës mendojnë se kjo formë ka të ngjarë të jetë skalitur nga erozioni, era ose uji; sepse Rover Curiosity ka gjetur prova se Marsi ishte një vend i banueshëm në të kaluarën e lashtë, por deri tani nuk ka dëshmi se krijesa të mëdha të mjaftueshme për të lënë një kockë të tillë kanë ekzistuar ndonjëherë në planetin e kuq; edhe, nëse jeta ka ekzistuar ndonjëherë në Mars, shkencëtarët besojnë që ajo ka qenë në forma të vogla të thjeshta jetësore mikro-organike; zyrtarët e NASA-s, në përshkrimin e fotos, thonë se Marsi kurrë nuk ka patur oksigjen të mjaftueshëm në atmosferën e vet për të mbështetur organizma më komplekse sesa mikroskopike – kështu, fosilet e mëdha nuk janë të mundshme.
Prej kohësh është krijuar një traditë e formave në Mars të cilat nuk pasqyrojnë realitetin, thonë shkencëtarët. Fenomeni në të cilën truri i njeriut percepton fytyra, kafshë apo forma të tjera që nuk janë me të vërtetë është i njohur si pare-idolia. Lidhur me Marsin, ky iluzion daton në fund të viteve 1800, kur astronomët raportuan se nëpërmjet teleskopit kishin parë kanale në planetin e kuq.
Pastaj në vitin 1976, një foto nga sonda Viking e NASA-s zbuloi formacionin që fitoi famë si “Fytyra në Mars”. Më vonë vëzhgimet nga NASA dhe agjencia evropiane e Hapësirës nuk treguan fytyrë, por vetëm një shkëmb, që dukej si fytyrë njeriu që formohej nga një lojë dritë-hijesh Që nga ajo kohë, fotografitë nga Marsit kanë kapur forma që i ngjajnë një hardhuce, një miu, madje edhe një kandili deti – të gjitha vetëm iluzione ose formacionet shkëmborë të çuditshëm në planetin e kuq, thotë NASA – Sonda Rover Curiosity vazhdon të eksplorojë planetin Mars që nga gushti i vitit 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2014
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031