Një studim nga Universiteti i Liverpulit sugjeron se, të ndjehesh keq në punë është gjë e mirë…ndërsa, ndryshe nga ç’mendohet, ndjenja e mirë në vendin e punës mund të çojë në rezultate negative.
Duke eksploruar rolin e emocioneve në vendin e punës, shkencëtarët gjetën, se zemërimi jo gjithmonë shpie në rezultate negative dhe mund të përdoret si forcë për të mirë me anë të vepruarit kundër padrejtësisë nëse motivohet nga shkeljet e perceptuara të standardeve morale; një i punësuar, për shembull, mund të shprehë zemërimin konstruktiv pasi ka parë se një manaxher ka trajtuar me padrejtësi një punëtor tjetër.
Në raste të tilla, zemërimi mund të jetë i dobishëm pasi parandalon a shkurajon përsëritjen e padrejtësive në të ardhmen në vendin e punës. Gjithashtu, duke qenë shumë pozitiv në mjedisin ku punon, ky qëndrim në vend që të rezultojë në produktivitet dhe mirëqenien më të madhe, mund të çojë në vetëkënaqësi, cektësi dhe mediokritet.
Studimi gjithashtu konstaton se në situatë në grup, negativiteti (të mos thënit gjithmonë ‘po’) mund të ketë ndikim të mirë, duke çuar në më pak konsensus a konformitet dhe në më shumë diskutim, që rrit efikasitetin e ekipit.
Studimi i shkencëtarëve të Universitetit të Liverpulit sfidon idenë mbizotëruese se emocionet pozitive (sjellje ‘si urdhëron’) në vendin e punës japin rezultat pozitiv.