Shkodra, arkeologjikisht e pazbuluar

E Diel, 31 Gusht 2014
Leave a comment

ShkodraNë  korrik 2014, revista “Archaeology in Europe” njoftoi se një ekip arkeologësh nga Universiteti i Varshavës, Poloni,  kishte zbuluar një dush të shekullit XIV, në veriperëndim të Shqipërisë – cilësuar zbulimi më i madh i vitit – banjot turke – hamam, me sistem ngrohje qendrore. Ndërtesa të këtij lloji u bënë të zakonshme në Perandorinë Osmane në shekullin e pesëmbëdhjetë, por objekti i zbuluar në Shqipëri duket se është 100 vjet më i hershëm – kjo e bën zbulimin edhe më interesant, sepse tregon për herë të parë se si sistemi i vjetër romak i ngrohjes së dyshemesë dhe mureve të ndërtesave me ajër të nxehtë, u përshtat nga osmanët.

Një tjetër arritje e rëndësishme në Shkodër nga arkeologët polakë këtë vit, është zbulimi i një shtrese të herëshme të qytetit nga shekullin i III pes., ku arkeologët gjetën një pjatancë prej bronxi që përdorej për ofrimin e sakrificave – fragmente të eshtrave të kafshëve dhe hiri, që ata gjetën, e vërtetojnë këtë.

Shkodra është një nga vendet më të rëndësishme për historinë e Ilirisë, si dhe të gjithë zonës së Ballkanit. Që nga periudha e neolitit (4,500 – 2,000 pes) Shkodra ka qenë një vendbanim i pasur dhe udhëkryq i rëndësishëm tokësor e ujor. Kulmin e shkëlqimit qyteti e arriti në kohët ilire (shekujt 4 – 2 pes), kur ishte kryeqyteti i mbretërisë. Prof. Piotr Dyczek i qendrës kërkimore të Antikitetit në Evropën Jug-Lindore, pranë Universitetit të Varshavës, mendon se arkeologjikisht, Shkodra ende nuk është zbuluar plotësisht dhe kjo është arsyeja pse sot dihet thuajse asgjë në lidhje me historinë e tij ilire e romake, pavarësisht se qyteti është përmendur në burime të shumta antike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2014
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031