Muzika e trishtë në fakt mund të shkaktojë emocione pozitive, ndryshe nuk ka si shpjegohet pse njerëzve u pëlqen të dëgjojnë muzikë të tillë.
Psikologë nga Universiteti i Tokios mblodhën 44 vullnetarë për të dëgjuar pjesë muzikore; të trishtuar dhe të gëzueshme. Për muzikë të trishtë ata morën “La Separation” të Glinkës dhe “Sur Mer” të Blumfeldit. Pjesë nga muzika e gëzuar u zgjodh “Allegro de Concierto” e Granados.
Studiuesit vunë re muzika e trishtuar shkaktoi emocione të kundërta, sepse pjesëmarrësit ndjenë se muzika e trishtuar ishte më tragjike, a më e trishtueshme, më pak romantike sesa ata ndjeheshin vetë kur e dëgjonin. Në përgjithësi, muzika e trishtuar shkakton trishtim, që konsiderohet si emocion i pakëndshëm, por nëse muzika e trishtuar vërtetë shkakton emocione të pakëndshme, atëherë njerëzit nuk do ta shijonin a pëlqenin.
Ndryshe nga trishtimi në jetën e përditshme, trishtimi i përjetuar përmes artit është i këndshëm, ndoshta sepse nuk përbën rrezik aktual. Prandaj, arti i vërtetë, mund t’i ndihmojë njerëzit të merren me emocionet e tyre negative në jetën e përditshme, përfundon studimi.