Eshtë një nga misteret më të mëdha arkeologjike të të gjitha kohërave: zhdukja e një ushtrie persiane prej 50.000 ushtarësh në shkretëtirën egjiptiane rreth vitit 524 pes.
Duhet të ketë qenë një stuhi rëre, shkruante Herodoti. Ai tregon historinë e Kambyses, mbret persian, që kishte hyrë në shkretëtirën egjiptiane pranë Luxor (më vonë Thives) me 50.000 burra. Trupat nuk u kthyen; ata u gëlltitën nga një dunë rere – përrallë fantastike që ka qenë prej kohësh objekt i shumë debateve.
Që nga shekulli XIX, njerëzit kanë qenë në kërkim për këtë ushtri – amatorët, pastaj edhe arkeologët profesionistë. Disa presin për të gjetur diku nën tokë një ushtri të tërë, plotësisht të pajisur. Megjithatë, përvoja e gjatë ka treguar se njeriu nuk mund të vdesë nga një stuhi rërë, e lëre pastaj një ushtri e tërë të zhduket.
Kohët e fundit, një grup arkeologësh nga universiteti Leiden (Holandë) u vunë në kërkim…tani, ata kanë vënë përpara një shpjegim krejtësisht të ndryshëm: Ushtria nuk u zhduk, por humbi në betejë.
Fati i ushtrisë së Cambyses mbeti i paqartë për një kohë kaq të gjatë, për shkak se mbreti persian Darit I, i cili i dha fund revoltës egjiptiane me shumë gjakderdhje dy vjet pas disfatës së Cambyses, ia atribuoi humbjen e turpshme të paraardhësit të tij elementeve natyrore. Në sajë të këtij manipulimi efektiv, 75 vjet pas ngjarjes, e gjitha që Herodoti mund të bënte ishte të merrte shënime e të shkruante tregimin mbi stuhinë e rërës.
Zbulim u bë aksidentalisht; duke studiuar blloqet e tempullit, shkencëtarët vunë re se kishin të bënin me një kështjellë në fillim të periudhës persiane. Pasi kjo u kombinua me informacioneve të kufizuar rreth zhvillimeve në Egjipt në atë kohë, si dhe me vendin e gërmimit dhe historinë së Herodotit, shkencëtarët ishin në gjendje të rindërtonin atë që kishte ndodhur.