Bill Gates, themelues i kompanisë më të madhe në botë për software, dhe me miliarda të tij, është një nga filantropët më të mëdhenj në botë. Por ka ende një gjë që e bën të ndjehet memec: ai nuk është në gjendje të flasë një gjuhë të huaj.
Gjatë forumit online ‘Më pyesni për gjithçka’, bashkë-themeluesi i Microsoftit mori pyetjen: A ka ndonjë gjë në jetë për të cilën pendoheni që nuk e keni bërë?
Gates u përgjigj: “Unë ndihem keq që nuk di asnjë gjuhë të huaj. Mora mësime mbi latinishten dhe greqishten në shkollën e mesme, dhe isha nxënës i mirë, por i kam harruar. Do të doja të mësoja frëngjisht, arabisht apo kinezisht. Shpresoj të mësoj. ndoshta frëngjisht sepse më duket gjuhë më e lehtë ”
Gejts shtoi se është përpjekur për të përdorur Duolingo, një platformë për mësimin e gjuhës, por pa efekt. Ai vlerësoi themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg që mësoi mandarin për t’iu përgjigjur pyetjeve nga studentët kineze.
Dhe nuk është për t’u habitur nga përgjigjet e Gejtsit. Duke ditur shumë gjuhë nuk është vetëm e dobishme për udhëtime apo si biznesmen dhe filantrop. Të mësuarit e një gjuhë të re është mirë për trurin, dhe mund të ndihmojë mosprekjen nga sëmundja Alzheimer.
Njerëzit dygjuhësh gjithashtu duket se kanë një avantazh kur është fjala për filtrimin informacionit të rëndësishëm në një mjedis të zhurmshëm. Vitin e kaluar, një studim thoshte se njerëzit që flisnin vetëm një gjuhë u duhej të punonin më shumë për t’u përqëndruar në një fjalë të vetme se sa njerëzit dygjuhësh; dhe se fëmijët dygjuhësh janë më të pajisur për të injoruar zhurmën në klasat e tyre se sa moshatarët një-gjuhësorë.
Gjithashtu, në një studim në revistën Frontiers in Psychology, thuhet se njerëzit që flasin dy gjuhë janë më të përqëndruar se sa moshatarët e tyre që flasin vetëm një gjuhë.
Për fat të keq, të moshuarit e kanë më të vështirë se sa fëmijët për të mësuar një gjuhë të re.