Bota pa Aleksandrin

E Enjte, 12 Shkurt 2015
Leave a comment

The Death of Alexander the Great Oil Painting - Jean II Restout.Ndërsa Aleksandri i Madh ra në shtratin e vdekjes më 323 pes, gjeneralët e pyetën se kujt do t’ia linte perandorinë. “Më të fortit,” tha Aleksandri, dhe vdiq. Sigurisht, ata të gjithë filluan të luftonin për të gjetur më të fortin, dhe perandoria u copëtua.

Perandoria e Aleksandrit shtrihej nga Greqia deri në në Pakistanin e sotëm, territor prej rreth 5 milionë kilometra katrorë. Perandoria Romake ia kaloi perandorisë së Maqedonisë në përmasa, por Aleksandri e ngriti atë më shpejtë, në vetëm 13 vjet, para se të vdiste në moshën 32 vjeçare.

Aleksandri i Madh la një djalë të palindur dhe një turmë  gjeneralësh ambicioze që prisnin me padurim të mbushnin vakumin e pushtetit – ndërsa rivalët e vranë djalin e tij para ditëlindjes së 12-të.

Kështu, në Babiloni, në vitin 323 pes, gjeneralët e ndanë perandorinë në tre pjesë, me sundimtarë në Greqi, Maqedoni dhe Evropë juglindore; Azi e Vogël (Turqi e sotme); dhe Afrikë veriore. Azia Perëndimore dhe qendrore u morr nga të tjerë.

Ptolemeu, i cili kishte shërbyer me Aleksandrin, krijoi një perandori të veçantë në Afrikën veriore dhe Sirinë jugore. Ai e filloi detyrën si guvernator, por në vitin 305 pes, e shpalli veten mbret. Dinastia e Ptolemeut sundoi për 275 vjet, deri në vdekjen e Kleopatrës, në vitin 30 para erës sonë

Por çfarë do të kishte ndodhur nëse Aleksandri do t’ia kishte lënë perandorinë e tij një personi të vetëm? E pamundur që perandoria të ishte zgjeruar, thonë historianët, pasi mungonin karizma e Aleksandrit dhe mendjemprehtësia, apo talenti i tij ushtarak. Disa thonë se gjenerali Perdikas ishte kandidati kryesor.  Por ai u vra nga oficerët e tij.

Nëse një person i vetëm do të kishte vazhduar të qeveriste perandorinë, historia e botës sot mund të ishte ndryshe, thonë historianët. Një udhëheqës tërheqës me madhështi ushtarake mund të kishte pushtuar Sicilinë dhe Romën, kur kjo ishte përfshirë thellë në luftën me rivalët e saj. Një pushtim në kohën e duhur do t’i kishte dhënë pasardhësit të Aleksandrit një avantazh të madh, dhe mund të kishte parandaluar formimin e Perandorisë Romake.

Një perandori gjigante maqedonase mund të kishte ndryshuar edhe historinë fetare.

Më shumë hebrenj do të ishin helenizuar nën një perandori të tillë; myslimanët mund të mos ishin shtrirë në Ballkan. Për shembull, perandori bizantin, Justinian I, i përndoqi filozofët grekë kur mbylli Akademinë në Athinë në vitin 529. Këta filozofë shkuan në lindje, larg nga perandoria, shumë u vendosën në Bagdad dhe ndikuan mendimtarët islamë me Neoplatonizmin e tyre. Ndërsa Krishterimi, pa Perandorinë Romake, mund të mos ishte shtrirë në Perëndim dhe Evropa sot do të ishte krejt ndryshe. Pa Romën, Evropa nuk do të kishte teknologji ndërtimi e as ujësjellës, të cilat i dhanë epërsi Rilindjes.

Por nuk ekzistonte asnjë udhëheqës  për të patur llojin e vizionit të Aleksandrit, për të stabilizuar apo për të ruajtur të bashkuar një perandori – dhe asnjë nga pasardhësit e tij nuk e demonstroi këtë zotësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728