Kur njeriu e përgatit veten mendërisht për një ngjarje të vështirë a mendon ai/ajo se problemi do të ikë vetë, apo ndërmerr hapa që problemi të zhduket?
Përballja me stresin para se të ndodhë mund të ndikojë se si ndjehesh të nesërmen, thotë një studim në revistën Gerontology: Psychological Sciences. Dhe strategjia e të menduarit se problemi do të zgjidhet vetë, mund të bëjë që personi të ndjehet më keq.
Në studim, shkencëtarët shqyrtuan 43 të rriturit, kryesisht gra, midis moshave mes 60 dhe 96 vjeç. Pjesëmarrësit mbushën nga një ditar për nëntë ditë, duke u përgjigjur pyetjeve në lidhje me gjendjen, shëndetin fizik, streset që ata pritej të përballeshin në të ardhmen e afërt dhe në ç’mënyrë ishin duke u përgatitur për to.
U vu re se sjelljet për mbijetesë ndryshonin nga dita në ditë në varësi të kontekstit të stresit (stres familjar apo që lidhej me punën). Një person mund të përdorë mekanizma të shumta, si ‘fantazi’ e ‘reflektim’ ndaj stresit, ndërsa ‘analiza e problemit’ dhe ‘plani paraprak’ nuk ndikuan në mirëqenien e tyre të nesërmen.
Shkencërisht, këto rezultatet nuk quhen të plota, pasi duhet të përsëriten me më shumë pjesëmarrës. Por gjetjet fillestare lënë të kuptohet se kërkime të mëtejshëm mund të ofrojnë strategji më të mira për t’u marrë me ngjarjet stresuese.
Në fakt, sa më shumë kuptohet çfarë ndodh, më mirë psikologët do të jenë në gjendje për të ndihmuar njerëzit të merren efektivisht me streset e tyre në jetë.