Truri i njeriut është zgjeruar në mënyrë dramatike gjatë rrjedhës së evolucionit, duke dhënë aftësi unike për përdorimin e gjuhës abstrakte dhe për të zgjidhur probleme matematike. Por në ç’mënyrë ky tru arriti të bëhej më i madh se ai i të afërmit të tij, shimpanzes, nëse pothuajse të gjitha gjenet mes dy llojeve janë të njëjta?
Shkencëtarët në Universitetin Duke (SHBA), thonë se kjo është e mundur nëse merren parasysh ndryshimet kryesore në kodin gjenetik midis shimpanzesë dhe njeriut, dhe kontributet përkatëse për zhvillimin e hershëm të trurit duke përdorur embrione të miut në laborator.
Studimi në revistën Biology, gjeti se njerëzit kanë në gjene inde shumë të vogla, të quajtur HARE5, të cilat kur futen në embrionin e miut, prodhojnë një tru 12 për qind më të madh sesa kur futen në trurin e shimpanzesë, ose kur minjtë pajisen me HARE5 të shimpanzesë.
Kjo tregon se çfarë e bën trurin e njeriut të veçantë, por edhe pse njerëzit preken nga disa sëmundjeve, si autizmi dhe Alzheimer, ndërsa shimpanzetë, jo.
Çdo gjenom përmban mijëra neukleotide, roli i të cilave është të kontrollojnë veprimtarinë e gjeneve; disa prej tyre janë unike për njerëzit; disa janë aktive në inde të caktuara.
Në kodin gjenetik, sekuenca HARE5 e njeriut ndryshon nga ajo e shimpanzesë me vetëm 16 shkronja. Megjithatë, tek embrionet e miut studiuesit gjetën se neukleotidet njerëzore ishin më aktive se sa tek shimpanzetë.
Këto neukleotidet shfaqen në një periudhë kritike në zhvillimin e trurit, atehere kur qelizat nervore të trashëguara janë në shtim dhe rritje, dhe vetëm në prag të prodhimit të neuroneve.
Kështu mund të thuhet se, shkencëtarët kanë zbuluar vetëm një pjesë të bazës gjenetike pse njeriu ka tru më të madh, dhe se ndryshimet mes njeriut dhe kafshës, në këtë aspekt, janë më të komplikuara.